Select your language

Përshëndetje, unë quhem Giuseppe Caruso, jam 28 vjeҫ dhe i martuar. Jam lindur edhe rritur në një familje besimtarësh ndaj që i vogël njihja të vërtetën që Jezusi kishte vdekur në kryq për mëkatet tona. Kur isha 12 vjeҫ ia dorëzova zemrën time Jezusit, por duke u rritur fillova të largohesha nga e vërteta dhe u lidha me jetën e botës. Nga ai moment zemra edhe karakteri im ndryshoi, u bëra agresiv, nervoz dhe shumë i predispozuar ndaj një jete të shthurur. Ndërgjegjia ime shkoi deri në fund edhe nuk kishte më limite për mua. Jeta ime përkeqësohej dhe dukej sikur nuk kishte më rrugëdalje.

Në grupin e miqëve të mi isha bërë unë lideri dhe vura re se po i shërbeja errësirës duke tërhequr sa më shumë miq që të ishte e mundur për në jetën e keqe. Zoti më hapi sytë për të parë veten time dhe për të më treguar se ҫfarë njeriu jam pa Atë, dhe më duhet të pranoj që as mua nuk më pëlqente vetja ime. Shpirti im qante sepse e kisha trishtuar shumë duke e mbajtur në errësire. Me një thirrje të fortë dhe i gjunjëzuar kërkova ndihmë dhe falje Zotit Jezus për mëkatet e mia. Zoti Jezus pati mëshirë për mua. Të kthehem pas?!? JO! Kurrë më pa Jezusin! Zoti Jezus të do dhe ty, edhe dëshironë të të japi një zemër të pastër dhe të shëndetëshme, por mbi të gjitha jetën e përjetëshme!

Giuseppe C.

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.