Select your language

Me një përshëndetje për të gjithë po prezantoj veten time, unё quhem Felicetta Ganci.

Do t`ju tregoj se si e njoha Zotin: ishte në vitin 1991 kur gjeta një vend punë të re. Dhe aty njoha një grua me emrin Maria Arcuri. Ajo më foli për Jezusin. Mё pёlqente teksa dёgjoja për Jezusin. Maria më bëri të kuptoja se Jezusi vdiq për mua dhe për mëkatet e mia. Pastaj më pyeti nëse mund të mё vizitonte në shtëpi dhe të sillte edhe dikё me vete pёr tё mё folur pёr Jezusin. Kur flitej pёr Jezusin ndieja gëzim nё zemrën time, më pëlqente ideja që tё vinin në shtëpinё time pёr tё dëgjuar gjithmonё e më shumë. Kur dëgjoja tё flitej pёr Zotin ishte sikur të gjitha problemet në jetën time tё zhdukeshin në atë moment dhe ndihesha e lumtur dhe e qetë sikur tё kisha një paqe të pafundme në zemrën time dhe ndieja aq shumë dashuri për Zotin. Kur dëgjoja tё flitej për Zotin ekzistonte vetëm Ai në mendjen time.

Kështu erdhi dita që Maria së bashku me Gasparen dhe gruan e tij erdhёn pёr vizitё nё shtёpinё time. Mund të them se në atë moment ndieja paqe në shtëpi edhe brenda vetes time. Ndihesha shumë e  lumtur që ata ndodheshin në shtëpinë time. U fillua të lutej, dhe ndërsa dëgjoja lutjet ndieja plot gëzim dhe lumturi nё zemrёn time. Dhe që nga ajo ditë diçka ndryshoi tek unë. Fillova edhe unё ti lutem Zotit Shpëtimtarit tim Jezus, dhe besimi im forcohej gjithnjë e më shumë. Duke u lutur i kërkova Zotit shumë gjëra që ishёn tё nevojshme pёr mua dhe Ai dëgjonte lutjet e mia dhe më pёrgjigjej. Ndieja qё duhej tё bёja mё shumё pёr Zotin, Ai vdiq nё kryq pёr mёkatet e mia, dёgjonte lutjet pёr nevojat e mia, edhe kjo gjё pёr mua nuk ishte e mjaftueshme, të lutem dhe tё kem besim tek Ai. Dhe kështu nё dhjetor 2008 e pranova Atё si Zotin Shpёtimtarё nё jetёn time dhe e falënderoj për çdo gjë që ka bërë për mua dhe familjen time.

Felicetta G.

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.