Select your language

Përshendetje!Për ata që nuk më njohin akoma, unë quhem Toni. Nëse nuk keni patur mundesin të degjonit dëshmin time, mund ta lexoni tani. Fëmijërinë time e kujtoj shumë të qetë dhe paqësore, duke u rritur në një familje që deri tani (lavdi Zotit) nuk më ka munguar asgjë. Por kjo, nuk do të thoshte që ҫdo gjë do të shkonte vaj në jetën time, sepse akoma nuk e kisha vënë re që nga bota nuk mund të presësh asgjë të mirë! Mami im u kthye në besim kur unë isha pesë vjeҫ. Gjatë gjithë adoleshencës time, merrja pjesë në grupin e "Ores së Lumtur". Merrja pjesë në ungjillizime dhe në festa të ndryshme të kishës me skeҫe dhe këngë. Por duke u rritur, kërkoja gjithmonë, në një farë mënyre, të largohesha. Me miqtë e mi dilja në fundjavë, shkonim në diskotekë dhe në festa ditëlindjesh.

Por në të njëjtën kohë arrija të mbaja lidhje edhe me të rinjtë e krishterë duke frekuentuar edhe takimet e tyre. Këto takime i konsideroja më shumë si pikë takimi për të dalë me të rinjtë. (asgjë më shumë!). Më të kaluar koha, kuptova që në jetë duhen marrë vendime: vendime në lidhje me shkollën, me punën, edhe me të fejuarën...! Kuptova që isha i paaftë të bëja zgjedhjet e duhura sepse nuk arrija të kuptoja as synimet e mija. Madje edhe u fejova por fejesa ime nuk zgjati më shumë se tetë muaj. Pas një periudhe me zhgënjime të mëdhaja, zbulova se kush isha në të vërtetë! Zbulova dobësitë e mija, dhe nuk ishin pak! Por ajo që më friksonte më shumë ishte të dija që akoma nuk e njihja veten time... Nuk isha gjendur kurrë kaq poshtë në jetën time! Kjo ishte koha e reflektimit për mua... koha e pyetjeve... isha në kërkim të arsyes së kësaj jete që ishte këthyer në një zhgënjim për mua! Psalmi 120:1 “ Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe Ai m'u përgjigj”. Psalmi 66:19 “Por Perëndia më dëgjoi dhe i kushtoi kujdes zërit të lutjes sime”. Kuptova që arsyeja e vërtetë për të jetuar dhe dashur është në Atë që është vet dashuria, Ai që dha jetën e tij për mua dhe për ҫdonjërin nga ne. Ai është Rruga, e Vërteta dhe Jeta. Në Të unë ndihem i realizuar dhe kam një shpresë të gjallë që nuk më zhgënjen. Ai më mësoi të dua në një mënyrë të shëndetëshme. Dhe kjo është arsyeja pse unë bashkova përsëri me të fejuarën time! Psalmi 28:7 “Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time”.

Toni A.

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.