Select your language

Emri im është Loredana O. dhe jam 33 vjeç. Unë kam lindur në një familje të krishterë. Qё  fëmijë më  pëlqente të këndoja, tё lutesha dhe të dëgjoja tregimet e Biblës gjatё orës së lumtur (takimi i fёmijeve). Kam marrë pjesë në festat e fëmijëve me skeçe dhe këngë. Në moshёn 12 vjece, fillova tё pyesja veten pse po i bëja të gjitha këto. Nuk kam pasur kënaqësi tё brendshme dhe mërzitesha nga cdo gjё! Rreth 19 vjet më parë kam marrё pjesё nё një takim të krishterë gjermano-italiane me O M për 2 javë. Një mike e dashur që vinte nga një vend tjetër flinte në shtëpinë time. Një natë filluam tё flisnim për Jezusin. Ajo më bëri të kuptoja se tashmë e kishte pranuar Jezusin në jetën e saj dhe më pyeti nëse edhe unë e kisha bërë! Ajo mё shpjegoi se boshёllёku dhe pakёnaqёsia që kisha pasur, mund të hiqeshin  vetëm në qoftë se unë lejoja Jezusin të vinte në jetën time. E kuptova menjëherë se ishte Jezusi Ai që mё mungonte dhe kështu ia dorёzova zemrën time Atij.

Që atëherë vazhdojё ta ndiej praninë e Perëndisë në jetën time çdo ditë, duke u rritur dhe duke u udhëhequr prej Tij. Një kёhillё për ata që do tё lexojnë dëshminë time: Jepjani jetën tuaj Zotit Jezus Krisht duke mos e shtyrë pёr nesër, sepse e nesërmja nuk na pёrket neve. Zoti le tu flasi zemrave tuaja!!! Loredana O., Ludwigshafen

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.