Select your language

Pёrshёndetje emri im është Americo dhe dua tju tregojë se si kompania dhe ekipi më i fortë në botë mё bleu me njё kosto të madhe. Ju siguroj se është gjëja më e bukur të qënit pjesë e këtij ekipi, sepse fitohet gjithmonë dhe jemi tё pamёposhtur. Unë jam krenar qё jam një lojtar i këtij ekipi. Por le të shohim se si ka filluar kjo karrierë. Kam lindur në Romë dhe jam rritur në Gjermani (Karlsruhe) në një familje besimtare tё krishterё, pra qё besojm në Jezu Krishtin si Biri i Perëndisë, i cili erdhi në këtë botë për të sakrifikuar jetën e tij për njerëzimin, ashtu siç e gjejmë në Bibël Gjoni 3:16 sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Edhe unë në mënyrёn time kam ndjekur këtë rrugё, ndihesha nё rregull pёrpara Zotit, dhe kështu kaluan vitet. Qё fëmijë kam qenë tifoz futbolli, futbolli ishte bërë kuptimi i jetës sime.

Unё jetoja për futbollin, qё fëmijë fillova të luajë në një ekip dhe isha një lojtar shumë premtues, saqё arrita të luaja në serinë më të lartë të të rinjve. Kështu vitet kalonin dhe futbolli bёnte gjithmonë e më shumë pjesës në jetës sime. Perëndia dhe të shkuarit në kishë humbiste gjithnjë e më shumë vlerёn. Në rininë time vendosa tё bëhesha një lojtar profesionist, kërkoja të bëhesha i pasur dhe të gëzoja jetën. Në moshën 16 vjecare shkova në një kamp të krishterë, ku tema ishte jeta e Moisiut. Ky personazh mё magjepsi, por kur dëgjova se ai refuzoi të jetë njeriu më i fuqishëm dhe i  pasur në botë, vetëm për t'u bërë një shërbëtor dhe një fëmijë i Perëndisë, kjo më goditi si një thikë në zemër. U ktheva në shtëpi shumё i hutuar, brenda meje shpёrtheu një luftë. Mu kujtuan disa citate nga Bibla. Marku  10:23 Atëherë Jezusi e hodhi vështrimin përreth, dhe u tha dishepujve të vet: "Sa vështirë është për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë"! (Luka 12:20) "Në qoftë se do tё vdisni sonte cfarё do të bëhet me shpirtin dhe pasuritë e tua???" Kjo më bëri të reflektoja dhe e kuptova se për Perëndinё jeta ime kishte një vlerë e madhe. Mund të bëhesha i pasur dhe i famshëm, por cfare do të ndodhte me mua pas vdekjes??? U përpoqa ta injoroja këtë luftim tё brendshёm dhe kështu vazhdova të luaj, por nuk ishte mё si mё parё, në atë fushë futbolli ku ndihesha rehat si nё shtёpinё time tani jo mё. Isha i hutuar, dhe duke luajtur keq. Dëgjoja një zë brenda meje qё më thoshte: Americo çfarë je duke bërë me jetën tёnde? Eja tek Unë qё tё jap paqe dhe pushim shpirtin tёnd, eja tek Unë për tu bërё  pjesë e jetës sime, ku do të jesh i pasur dhe i famshëm në qiell! Jezusi po fliste me mua, dhe kjo ftesë kumbonte vazhdimisht në mendjen time, Jezusi trokiste në zemrёn time, kështu që një ditë gjatë lojës hyra në dhomën e zhveshjes dhe u ula në lutje duke e pranuar  këtë ftesë të madhe. Jezusi u bё SHPЁTIMTARI edhe CAPITENI im. Që nga ajo ditë pata  sigurinё se isha një fitues nё përjetësi. Ky ishte kulmi i karrierës time si futbollist, qё arrita tё  bëhesha një lojtar në ekipin më të mirë në botë, në të cilën Jezusi është kapiteni im Ai që mё ka blerë me një çmim të lartë duke sakrifikuar jetën e tij për mua!!! Jezusi e bëri këtë edhe për ty Ai dëshiron që dhe ti të bëhesh pjesë e ekipit tё Tij. Pranoje ftesën e tij pёr tё qënё një fëmijë i Perëndisë, dhe kështu  do të mund tё jetosh njё jetё të lumtur. Ky është një ekip fitues qё tё ofron një kontratë për jetën, pasuri në qiell, bekime, paqe, gëzimi, dashuri ... CFARЁ DËSHIRON MË SHUMË NGA JETA? Nuk mund ta refuzosh këtë ofertë të madhe! MENDOJE !!!  

Americo O.

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.