Select your language

Quhem Emanuela dhe kam lindur ne nje familje te krishtere. Fakti qe shkoja gjithmone ne takimet ungjillizuese dhe qe dija shume gjera per Zotin, me benin qe te ndihesha mire perpara Perendise. Kur isha 12 vjece, ne shkolle, fillova te kisha dyshime brenda meje dhe pyesja veten:"Pse duhet te jem une ndryshe nga te tjeret? Kush ma siguron qe Jezusi eshte e verteta?" Ne te njejten kohe degjoja nje ze ne mua:"Ҫfare do te ndodhe me ty, kur Jezusi te kthehet per te marre te gjithe besimtaret?" Ishte si nje lufte brenda meje. Koha kalonte dhe te lexuarit ҫdo nate me mamin, vellain dhe motren time me bente qe avash avash, te kuptoja qe Perendia me donte dhe se ishte plani i Tij qe une te jetoja dhe per kete sot jam e sigurte.

Ne moshen 14 vjec, kur shkova ne kamp per here te pare ne Sicili Ispica, Daniele Martella na beri qe te uleshim te gjithe ne nje rreth, per te njohur me mire njeri-tjetrin, ku ҫdonjeri mund te tregonte deshmine e vet. Vura re qe shume nga te rinjte atje kishen te njejtat pyetje si une brenda tyre. Ate mbremje kishte dicka te vecante, ishte kaq bukur te shikoje gjithe ata te rinje besimtare qe kishen dicka shume te perbashket, "Jezusin". Ne mes nesh ndihesh prezenca e Perendise, kur me erdhi radha mua per te treguar dicka fillova te djeresitesha, te skuqesha sepse nuk dija ҫfare te thoja. Fillova te qaja, dhe ne nje moment dikush nisi te lutesh me ze te larte. Ate mbremje une pranova Jezus Krishtin si Shpetimtarin tim te vetem. Dhe menjehere ndjeva siguri ne mua se nese Jezusi do te kthehej une do te shkoja me Te ne qiell. Qe nga atehere gjerat nuk kan shkuar gjithmone mire, kam pasur ulje edhe ngritje por Zoti me falur forcen per te vazhduar perpara. Ne moshen 18 vjec jam pagezuar, duke u deshmuar me gezim vellezerve edhe motrave te mia ne Jezusin se isha bere edhe une pjese e tyre. Sot kam nje burre dhe dy femije te mbrekullueshem. Zoti me ka ndihmuar edhe drejtuar duke me bekuar ne ҫdo gje qe kam bere sepse mesova te vendosja gjithҫka ne duart e Tij. E dini dicka! E kemi neve ne dore te zgjedhim kujt t`ia dorezojme jeten tone: Atij qe dha veten e vet per ne! Kush nuk e ka bere akoma kete hap, duhet ta bej tani qe te zbuloj se sa bukur eshte te kesh Jezus Krishtin ne zemer, perpara se te jet teper vone. Emanuela B.

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.