Select your language

Përshëndetje të gjithëve. Unё quhem  Francesco Spatola dhe e kam njohur Zotin 38 vjet më parë në Gjermani (Heilbronn). Gjatë punës sime si përfaqësues takova disa persona që më ftuan në një mbrëmje për italianët me një film biblik (Danieli në gropёn e  luanëve). Në ditët në vazhdim, fillova tё reflektoja për jetën time. Pas pak  kohёsh vendosa tё shkoja në njё takim ungjillorё në Shtutgart, ku atje ishte një misionar i ardhur nga Italia (Remo Dosi). Tema e mbrëmjes ishte lindja e re dhe nevoja për të qёnё tё shartuar në Krishtin Jezus. Për mua ishte shumë e qartë. Duhej t`ia dorёzoja jetёn time Jezusit dhe kështu bëra. Jam shumё i lumtur dhe i kënaqur qё po ndjek Atë, edhe pse për shumë vite kam bërë çdo javë më shumë se 100 km për të dëgjuar fjalën e Perëndisë. Tani unë jetoj në Ludwigshafen ku po marrë pjesë në komunitetin italian me familjen time. Dëshira ime për ty është që të dorëzohesh tek Zoti, dhe se së shpejti ne mund të takohemi edhe të falënderojmë Perëndinë për dashurinë e tij. Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Gjoni 3:16

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.