Select your language

 "Nëse Zoti do të kthehet sot a do të ishe i gatshëm për ta takuar?" Këto fjalë kanё qёnё gjithmonё prezente në mendjen time, e rritur në një familje besimtarёsh, për një kohë të gjatë përgjigja ime ishte: "Jo" Perëndia e ka treguar në shumë raste dashurinё e thellë për mua, por nuk isha e gatёshme ti dorëzohesha Atij. Më duhet të them se që fëmijё kam qenë aktive për Zotin, në muzikë, luaja në piano dhe kitarë edhe këndoja, por jeta ime nuk pasqyronte zemrën time. Çdo gjë ndryshoi kur vendosa ti jap jetën time Zotit dhe Shpëtimtarit tim. Fillova tё këndoja atë që unë isha duke jetuar, tё dorёzohesha tek Ai nuk do të thoshte qё kisha humbur, por qё kisha fitoren me Të, dhe pyetjes mё lart mund ti përgjigjesha PO! Sot jam 50 vjece e martuar dhe kam 3 fëmijë, dashuria ime rritet gjithnjë e më shumë për Të. Për jetën time deri më sot mund të them se ёshtё Ai qё  kujdeset për mua. Faleminderit Zotit Jezus Krisht

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.