Select your language

Quhem Giosuè dhe jam 35 vjeҫ. Kjo është dëshmia ime. Jam lindur edhe rritur në një familje besimtarësh. Që fëmijë frekuentoja me shumë dëshirë "Orën e Lumtur". Jam kthyer në besim 16 vjet më para në Sicili tek të afërmit e mi. Në të njëjtin vit vdiq edhe babai im, dhe kjo gjë më beri të mendoja shumë. Më pëlqente të dilja me të rinjtë edhe të shkoja në takimet e tyre. Deri në moshën 17 vjeҫ frekuentoja takimet edhe u rrita në Krishtin. Nga ajo kohë e në vazhdim, filloi një periudhë e vështirë dhe plot me zhgënjime. Me justifikimin se disa besimtarë silleshin keq me mua, u largova. Nuk shkoja më nëpër takime dhe fillova të dilja me miqtë e mi të vjetër. Shkova të jetoja jashtë shtëpisë dhe fillova një lidhje me një vajzë jobesimtare, dmth bëja ҫdo gjë në kokën time. Zoti më bëri të kuptoja atë ҫ`ka ishte e gabuar.

Kisha frikë nga zëri i Tij. E gjithë kjo zgjati dy vjet, derisa kuptova që kjo nuk ishte ajo ҫka unë doja me të vërtetë. Tre të rinjë të veҫantë për mua më kanë bër të ndihem gjithmonë pjesë e tyre, ndaj edhe iu dorëzova Jezusit përfundimisht. E dija që kështu nuk mund të shkoja përpara. Një jetë pa Zotin nuk të bën të lumtur. Dua ta falenderoj sepse në periudhën e vështirë Ai nuk më braktisi.

Giosué B., Ludwigshafen

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.