Select your language

Lejomëni të prezantohem. Jam Irene dhe kam lindur në një familje besimtarësh ku rritesh në harmoni me këshilla biblike ku Jezus Krishti është tema kryesore në diskutimet e përditëshme. Jam lindur edhe rritur në Sicili, në moshën 14 vjeҫare me familjen time, për arsye ekonomike, u transferuam në Gjermani. Më kujtohet, kur isha 10 vjeҫe në shkollën e së dielës njoha nga afër Zotin dhe ishte atëherë kur unë e pranova si shpëtimtarin tim. Vitet kaluan dhe kur erdha të jetoja këtu në Gjermani njoha një person të veҫantë që sot është bashkëshorti im. Kaluam një moment të vështirë në jetën tonë, dhe në fakt ishte momenti për tu kthyer te Zoti.

Vura re që Jezusi ishte vetëm shpëtimtari im, por jo Zoti im! Një mbrëmje, kur më mungonin forcat nga dëshpërimi, mu desh të ulja shikimin dhe gjunjët e mia duke thirrur emrin e Tij dhe të merrja një vendim serioz para Tij për ti shërbyer dhe dëshmuar së bashku me personin që kisha në krah. Sot kemi gjetur harmonin në ҫiftë, paqen e Jezusit por mbi të gjitha dëshirën për Ti shërbyer, për ta dashur dhe njohur më shumë sepse sa më shumë kalon koha aq më shumë vihet re që Ai është personi më i rëndësishëm në jetë. Jeta ime ka qënë plot me ulje edhe ngritje, por nëse nuk do të kisha patur prezencën e Zotit tim në jetën time nuk e di deri në ҫfarë pike do të isha në gjendje të vazhdoja e vetme. Thirrja ime personale është për të gjithë ata persona që dëgjojnë zërin e Jezusit në këto momente dhe ngurtësojnë zemrën e tyre. Dua t`ju kërkoj që t`ia hapni zemrën tuaj Jezusit sepse Ai dhuron shpëtim dhe paqe. Për ata persona që sapo e kanë bërë këtë hap, ju këshilloj që ta jetoni këtë shpëtim kaq të madh. Po ju lë të gjithëve ju lexues të dashur me dashurinë e Krishtit dhe me këtë varg : “ Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grathoren dhe më ke mbushur me gëzim, me qëllim që shpirti im të mund të të këndojë lavdi pa pushim. O Zot, Perëndia im, unë do të të kremtoj përjetë“. Amen  Psalmi 30:11-12 Irene C.

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.