Select your language

Shumë njerëz nuk e marrin seriozisht realitetin e ferrit. Perëndia më ka lejuar të përjetojë një përvojë të mrekullueshme dhe të tmerrshme në të njëjtën kohë për të cilën unë nuk mundem ta mohoj. Quhem Domenico B. dhe kam lindur para 63 viteve në Cattolica Eraclea (AG). Kur isha 18 vjeҫ, në vitin 1965, emigrova në Gjermani Mannheim. Me gruan time Rosa kemi 5 fëmijë. Për shumë kohë kam frekuentuar takimet e krishtera, por shkoja vetem për të kënaqur gruan time e cila ishte kthyer në besim para shumë kohe. Në muajin korrik, të vitit të kaluar (2003) më preku një sëmundje e rëndë dhe më ҫuan në spital. Kisha dhimbje të forta barku dhe shumë hemoragji (humba 4 litra gjak). Diagnosa në spital ishte kjo: Ulcera duodenale. Situata u bë e pasigurt, rashë në koma. Gruaja edhe fëmijët e mi ishën shumë të shqetësuar. Ndërkohë, bashkësi të ndryshme të krishtera luteshin për mua (Mannheim, Ludwigshafen, Sicilia,...).

Ndërsa isha në gjendje kome mu shfaqën vizione tamam si të ishin reale. Gjendesha i lidhur përballë portës së ferrit, nuk mundesha të lëvizja, prisja të futesha brenda. Në një moment u kujtova për Zotin dhe fillova të thërrisja emrin e Tij. Pas shumë lutjeve pash një njeri i cili ishte kreu i atij vendi që më tha: " Është e kotë që ti lutesh, asnjë nuk mund të të ndihmojë". Por vazhdoja të lutesha, ishte një vend i mallkuar. U arratisa nga ajo portë dhe më sollën para portave të parajsës, por sapo arrita nuk më lejuan të hyja. Një engjëll i Zotit hapi një libër dhe më tha që të vendosja në rregull jetën time dhe se nuk do të ma lejonte hyrjen. Më derguan përsëri në pikën e fillimit. Përgjërimet e mija u bënë gjithnjë e më shumë të mëdhaja sepse përpara portës së ferrit ishin katër persona që më tërhiqnin drejt ferrit që unë të përjetoja vuajtjet. Kur më afroheshin filloja të thërrisja emrin e Zotit Jezus Krisht dhe ata bënin pas. Më kujtohet një moment kur më hodhën brenda në ferr, atmosfera djallëzore dhe e keqe më bënte të mos ndihesha mirë. Më caktuan një vend me punë të lodhëshme. Kisha shumë etje, kërkova për të pirë por rojtari që ishte atje nuk më dha sepse atje nuk kishte ujë. Shikoja përreth ku kisha rënë. Kishte toka te djegura dhe gropa të thella të mbushura plot me shpuzë të zjarrit, ishte një vapë e padurueshme. Fillova te lutesha përsëri. Më ridërguan në parajsë për pak kohë aq sa për të ndier paqen e vërtetë që mbretëronte atje. Në atë ҫast një re mu afrua dhe më mori, më risolli në dhomën ku ndodhesha në spital. Papritmas ndjeva një ndjesi të ҫuditëshme. Një engjëll i dërguar nga Zoti, qëndronte krah meje duke më thënë: "Mos ki frikë nga asgjë, Zoti më ka dërguar për të të mbështetur dhe forcuar". Dhe ky është kujtimi i fundit që pata pak më përpara se të zgjohesha. U zgjova pas 10 ditësh dhe nuk mund ta imagjinoni gëzimin që ndieva kur pash të gjithë familjen time rreth meje. Fjalët e mia të para ishin se do të shkoja gjithmonë në kish dhe se do u tregoja të gjithëve vizionin që unë përjetova. Parajsa edhe ferri ekzistojnë me të vërtetë!. Gruaja ime mbeti e habitur nga fjalët e mia, ajo kishte besim tek Zoti dhe më drejtonte ҫdo ditë tek Ai, por që të kisha takuar Zotin Jezus Krisht personalisht në këtë mënyrë nuk do ta imagjinonte kurrë, kishte ndodhur më shumë nga ajo ҫka mund ti kishte kërkuar Zotit për mua. Mendoj se Zoti më ka vënë në provë sepse unë isha një njeri me zemër të ngurtë duke mos dashur të besoja tek Ungjilli. Në këtë mënyrë të veҫantë Zoti ka dashur të më tregonte parajsën, duke ia ofruar të gjithëve atyre që besojnë dhe ferrin për ata që e mohojnë emrin e Jezus Krishtit. Unë zgjodha parajsën. Të nesërmen më dhuruan Dhjatën e Re me Psalmet. Duke lexuar gjeta psalmin 116 që ishte pikërishtë për mua: "Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatëkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund. Atëherë i kërkova ndihmë Zotit ... Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve. Unë kam besuar dhe prandaj flas... Aleluja". Romakët 10:13 Në fakt: "Kushdo do të thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet". 

2 Thesalonikasit 1:8-9 "...të atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezus Krisht. Ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së Tij". Më lejoni të jem i qartë, është këtu në tokë që ne duhet ti dedikohemi ose Jezus Krishtit ose mundimit të përjetshëm, jo duke pritur për argumente surreale, sepse Ai duke qënë Perëndia i plotëfuqishëm mund ta provojë njeriun si dëshiron por në mënyrë të veҫantë përmes Fjalës së Tij (Bibles) Luka 16:19-31 Tani u shërova dhe dua ta falenderoj përgjithmonë Zotin për atë ҫka bëri në jetën time. Pashë ferrin dhe do të doja që asnjë nga ju të mos e shikonte kurrë!

Domenico B.

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.