Select your language

Unë quhem Adrian Alia, sot 31 vjeç lindur në një familje myslimane. Në këtë dëshmi dua të tregoj pak a shumë të gjithë jetën time, që nga fëmijëria e deri më sot, ndryshimet që kanë ndodhur dhe se kush i ka bërë këto ndryshime. Shpresoj që sado pak kjo dëshmi mund të ndihmojë juve që do ta lexoni për të jetuar në paqe me Perëndinë me veten dhe me të tjerët edhe pse mund të jemi në situata të vështira. Kam lindur në Shkodër (Shqipëri) në Korrik të 1971. Dy vitet e para mund të them që kam jetuar në përgjithësi si gjithë fëmijët e tjerë. Në moshën 2 vjeçare pa pritur sëmurem nga poliomiliti (paralizë) shenjat e të cilit i kam edhe sot, i cili më merr dy këmbët dhe dorën e majtë.

Si të gjithë prindërit edhe prindërit e mi të shqetësuar më çuan në të gjithë doktorët që ishin në atë kohë, të cilët pasi më mbajtën për disa muaj për të bërë eksperimente thirrën prindërit e mi të cilëve iu tha që të më merrnin në shtëpi sepse nuk kishin mbetur shumë ditë jete. Por për çudinë e të gjithë mjekëve nuk ndodhi ajo që ata prisnin dhe mendonin. Pas disa muajsh më çojnë përsëri në spital dhe njëri nga mjekët pohoi që kjo ishte një mrekulli, megjithëse siç mund ta dini në atë kohë nuk mund të përmendej emri i Zotit. Ndoshta në ato momente akoma nuk arrija të kuptoja vështirsitë që do të takoja në jetë duke u rritur. Mund të them që fëmijërinë nuk e kam shijuar sepse qëndroja gjithë ditën brenda i shtrirë në krevat. Në shkollë më çonin në krah, dhe duhej të prisja derisa dikush të vinte e të më merrte. Duke kaluar vitet nuk bëja asgjë tjetër veçse mallkoja veten që kisha lindur, dhe duke mos patur mundësi të ëndërroja dhe të dëshiroja ndonjë gjë, dëshira ime më e madhe ishte të vdisja, kjo ishte ëndrra ime. Duke qënë në këtë gjendje nuk shoqërohesha me askënd dhe nuk dëshiroja as të shikoja njerëz të tjerë. Megjithatë me kalimin e kohës më çuan në Tiranë për të bërë një operacion i cili deri më sot më lejon të ec. Megjithatë edhe pas kësaj nuk dëshiroja të jetoja, sepse shikonja të rinj e tjerë që vraponin që bënin shumë gjëra të tjera dhe kjo më bënte të vuaja, gjatë kësaj kohe prindërit e mi më thonin që nuk duhet të mërzitesha. Me kalimin e kohës kur komunizmi kishte filluar të dobësohej, dëgjoja të flitej në shtëpi për Zotin, që është i mirë. Kur dëgjoja këto gjëra inatosesha më tepër sepse mendoja se si kishte mundësi që një Perëndi i mirë dhe që na do, të mund të më kishte lejuar një sëmundje të tillë. Nuk doja të besoja që kishte një Zot. Por duke kaluar koha u hapën kufijtë e Shqipërisë dhe edhe feja filloi të përhapej dhe të flitej edhe në shtëpitë tona më lirshëm. Dhe duke parë që i përkisja një familjeje myslimane duhet të ndiqja atë rrugë duke shpresuar që kjo ishte shpresa ime e fundit për të harruar atë që më kishte ndodhur. Siç dihet edhe në Shqipëri janë që të tria fetë. Por unë kisha vendosur gjithmonë të kundërshtoja të krishterët (katolikët), kisha këtë ndjenjë kundërshtimi sepse brenda meje nuk besoja në Zotin edhe pse kisha filluar dhe vazhdoja të lexoja Kuranin. Ju them të drejtën kisha shpresuar që të gjeja diçka që të mund të më jepte forcë për të jetuar, por po ndodhte gjithmonë e më tepër e kundërta. Isha bërë një person që nuk flisja me askënd, gjithë natën qaja sepse nuk kishte shpresë për mua për të jetuar si gjithë të tjerët. Kisha një jetë pa ideale. Të paktën tri herë kam tentuar të vras veten sepse nuk kishte më kuptim të jetoja. Pas kësaj kohe një ditë në ditët e pakta që unë dilja sepse kisha turp të më shikonin të tjerët se si ecja dhe më dukej sikur të gjithë më mëshironin diçka që nuk e duroja dot, dëgjova të flitej për Jezusin jo sikur bëhej në përgjithësi. Por unë u afrova në këtë grup që flisnin për Jezusin sepse ata ishin Italian dhe meqënëse dija pak italishten nga televizori kisha dëshirë të komunikoja me ta për ti kundërshtuar për Jezusin. Por duke parë mënyrën se si flisnin se si silleshin nuk e di por nuk gjeta forca për ti kundërshtuar. Në fund më ftuan për të shkuar ti vizitoj dhe më thanë që do më dhuronin edhe një Bibël, (të cilën dëshiroja ta lexoja për të gjetur gabime për ti kundërshtuar ata), unë i thashë që do të vija por brenda meje isha i sigurt që nuk do shkoja. Megjithatë kaluan disa ditë dhe ndjeja brenda meje deshiren për të  dalur, diçka e çuditshme për mua, dhe këta njerëz kishin dalë përsëri të flisnin për Jezusin dhe njëri nga ata që më kishin folur më pa dhe më thërriti. Kur më thërriti nuk dija ku të fshihesha sepse i kisha premtuar që do të shkoja. Kështu u takova me të duke i thënë gënjeshtra që nuk kisha shkuar ta takoja, dhe pikërisht në këtë moment duke parë çiltërsinë e këtij njeriu që kisha përballë dhe që më kishte besuar të gjitha gënjeshtrat seç ndjeva brenda meje, të cilën nuk di ta shpjegoj, dhe mendova se si është e mundur që të ekzistonin njerëz të tillë. Kjo ishte shenja e parë që Zoti po punonte në fshehtësi në zemrën time. Kështu në ditët që vijuan shkova të takoj këta njerëz të çuditshëm. Ishte viti 1992, ata filluan të më flisnin për dashurinë e Perëndisë, që Perëndia më donte ashtu siç isha, që përpara tij jemi të gjithë njësoj. Megjithatë atë ditë më dhanë edhe Dhjatën e re një pjesë të Biblës, të cilën fillova ta lexoj fshehtas familjarëve të mi sepse kisha frikë. Duke lexuar Biblën në çdo vend shihej qartë dashuria e Perëndisë për mëkatarët, por problemi im ishte sepse nuk e quaja veten mëkatar. Thoja me vete se çfarë të keqe kam bërë unë duke qëndruar gjithmonë në shtëpi i shtrirë në krevat. Ky ishte problemi i parë, i dyti ishte i lidhur me sëmundjen time sepse i thoja Zotit se pse ka lejuar një gjë të tillë mua. Por duke lexuar dhe duke u ballafaquar gjithmonë me këta njerëz, arrita të kuptoj që problemi nuk ishte tek Perëndia por tek unë megjithëse mbahesha si një djalë i mirë. Kujtoj që e kam lexuar Biblën në pak ditë ndoshta në një javë, e lexoja natën kur të gjithë binin të flinin.Më kujtohet lutja që kam bërë para Perëndisë, sepse tashmë shumë gjëra më dukeshin ndryshe. Lutja ime ishte kjo: Zot nëse ti ekziston me të vërtetë më trego se ku mund të të gjej, sepse tashmë kishin hyrë shumë grupe që flisnin për Perëndinë dhe nuk dija se kujt ti besoja. Kur një ditë pasi lexova ungjillin e Gjonit kapitulli 3 vargu 16 që Perëndia e deshi aq shumë botën derisa dha Birin e tij, aty arrita të kuptoj arsyen se pse më kishte munguar paqja në jetën time, sepse paqja vinte vetëm përmes Jezus Krishtit. Kishte ardhur momenti që Perëndia kishte thyer zemrën time dhe më ishte përgjigjur lutjes që unë i kisha bërë. Kështu pikërisht në ato momente jam ulur dhe i kam kërkuar falje Perëndisë për mëkatet e mia, për kohën që unë kisha kërkuar ta kundërshtoja, dhe i kërkova Jezusit të pastronte jetën time dhe të jetonte brenda meje. Nuk di ta përshkruaj qetësinë paqen dhe gëzimin që kisha në ato momente. Dhe kujtoj që në atë moment i kam drejtuar Perëndisë një lutje tjetër: Dua të të shërbej për gjithë jetën time. Dua tju them që pas pranimit të Jezusit në jetën time, nuk kisha më as turp të dilja, Zoti kishte punuar dhe ndryshuar jetën time. Nuk e konsideroja më sëmundjen time, edhe pse nuk kam arritur asnjëherë të vrapoj si të tjerët, por kjo nuk ishte më problemi im, sepse unë vrapoja nga ana shpirtrore. Por pasi pranova Jezusin si Shpëtimtarin tim ndodhi diçka tjetër në familjen time. Unë i tregova familjes time që kisha pranuar Zotin por ata filluan të më shanin të më trajtonin në një mënyrë që besoj që nuk mund të trajtohet as edhe një kriminel. Filluan problemet, më thanë që nuk do të isha më fëmija i tyre, filluan të më mbyllnin brenda me çelës me qëllim që të mos takohesha me besimtarët e tjerë. Të gjithë komshijt nuk donin të më shikonin, të afërmit më mbyllnin derën në fytyrë duke më thënë që unë isha bërë një tradhtar. Kjo më habiste sepse në vend që ata të kënaqeshin që unë kisha ndryshuar, kisha filluar me të vërtetë të jetoja reagonin në këtë mënyrë. Por megjithatë mund të them që edhe atëherë kur të gjithë më kishin braktisur Zoti nuk më kishte braktisur, përkundrazi ndjeja vazhdimisht që Ai ishte pranë meje dhe më ndihmonte të jetoja dhe ecja përpara. Duke parë të gjitha këto vështirësi i kërkoja Perëndisë që të ndërhynte në këto situata, dhe pas dy vjet lutjesh Perëndia iu përgjigj lutjeve të mia. Prindërit e mi filluan të ndryshonin ndaj meje, më donin dhe më pyesnin për besimin tim në Jezusin, komshijtë më kërkonin gjithmonë për ti ndihmuar në gjërat e përditshme, të afërmit e mi prisnin me padurim që të më shikonin, për mua kjo ishte me të vërtetë një mrekulli. Megjithatë Zoti nuk ka bërë vetëm kaq, duke më dhuruar shpëtimin, paqen dhe duke më bërë një bir të Tij, por pas pak kohe ai më ka dhënë edhe një familje, një grua që kurrë nuk kam mundur ta ëndërroj, sepse në gjendjen time fizike ishte e pamundur të mendoja për martesë, një grua që e dua dhe më do, por mbi të gjitha një grua që ka gjetur paqen në të njëjtin Zot, më ka dhënë edhe dy vajza të mrekullueshme, që shpresoj që me ndihmën e Zotit mund ti rrisë duke i bërë të njohur dashurinë e Perëndisë. Sot unë së bashku me gruan time i Shërbejmë Perëndisë në Kosovë, duke i bërë të njohur këtij populli që ka vuajtur kaq shumë nga padrejtësi të ndryshme dhe që vazhdon të jetojë në errësirë dashurinë, paqen shpëtimin që Perëndia dëshiron ti japë çdo njeriu. Gjëja që më gëzon është sepse një ditë do ta shohë ballë për ballë atë që më ka dhënë këtë shpëtim, atë që ka paguar në vendin tim, atë që më ka çliruar nga çdo turp, atë që ka vdekur në vendin tim. Sot ndërkohë që unë i shërbej Jezus Krishtit pres edhe kthimin e tij për të më marrë në praninë e tij. Kjo është pak a shumë dëshmia ime dhe shpresoj që për të gjithë ju që do ta lexoni të jetë një ndihmë dhe një drejtim për të gjetur paqen e jetës suaj që ju ka munguar deri në këto çaste. Drejtohuni Perëndisë me fjalët e thjeshta të zemrës suaj dhe do të shikoni që Perëndia do të bëjë gjëra të mëdha në jetën tuaj.

Një varg nga Bibla thotë: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje”. Mateu kapitulli 11 vargu 28.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të komunikojnë me mua mund të më shkruaj në adresën e shtëpisë e cila është:

Adrian Alia

Rruga Vëllezrit Frashëri Nr.10 Prizren – Kosovë

Ose në adresën e imellit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. numri i telefonit 003812922941

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.