Select your language

2 Korintasve 5:17 Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. Isaia 1: 18 Ejani, pra, dhe të diskutojmë bashkë, thotë Zoti, edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe të purpur, do të bëhen si leshi. Falenderoj Zotin që më bëri të njihja vjerrën time, nga ajo dëgjova Fjalën e Zotit, më vjen keq që nuk e pranova Atë 20 vite më parë. Nuk arrija të kuptoja, pse unë isha një katolike tradicionaliste. Vitet e para vjerra ime mbajti një peshë të madhe sepse unë ribelohesha shumë kundër saj. Por besimi edhe durimi saj ishte i madh, njësoj si Zoti kishte durim me mua.

Zemra ime ishte e dobët dhe sot unë e di që kisha nevojë për Zotin. U largova nga vjerrërit nga të afërmit nga të gjithë ata që kishin Zotin madje u divorcova edhe nga bashkëshorti im. Por ata nuk më lanë asnjëherë vetëm, kam qenë gjithmonë pjesë e lutjeve të tyre, edhe fëmijët e mi luteshin që familja të ribashkohesh dhe lutjet u plotësuan. U rimartuam dhe kjo ishte një mbrekulli. Fillova të frekuentoj takimet. Kunata ime ishte një nga personat më të rëndësishëm në rrugëtimin tim. Kishte gjithmonë një fjalë të mirë dhe përgjigje për pyetjet e mia. Zoti kishte bekuar vjerrën edhe kunatën time. Kur isha për herë të parë në një kuvend familjesh ndjeva diҫka në zemrën time por akoma nuk isha gati. Isha shtatëzan me fëmijën tim, dhe mendoja: `` Si do i´a bëj? Duhet ta pagëzoj?`` Dy fëmijët e tjerë janë pagëzuar me të gjitha ritet fetare, mendoja ҫ´farë faji ka fëmija im? Dhe kështu fitoi përsëri djalli. Por Zoti përdori një rrugë tjetër, Ai e dinte pikën time të dobët. Zoti e thirri djalin time Daniele për ti shërbyer Atij… Ai frekuentonte takime dhe pas një viti u kthye në besim. Isha shumë konfuze, nuk kuptoja si arriti të ndryshoj kaq shpejt. Daniele lexonte Biblën edhe lutej me zë të lartë. Si gjithmonë isha e merakosur edhe i thosha të mos lutej para familjarëve të tjerë por ai me përgjigjesh: ``Mami mos u shqetëso, nuk më intereson ҫfarë thonë edhe mendojnë të tjerët për mua``. Një ditë teksa isha duke qarë i thashë tezes time se tashmë e kisha humbur djalin. Çfarë do të ndodh në të ardhmen?, -mendoja. Nuk mundesha dot më të argëtohesha edhe të bëja gjëra të tjera. Por ajo me gëzim më thoshte: Nuk e kupton? Zoti ka fituar dhe djali yt është i bekuar sepse Ai po e përdor si një instrument…´´. Dhe kështu ishte. Im bir nuk e kishte mbështetjen time, dhe kjo gjë më bënte të ndihesha keq, ndërkohë ai po rritej shpirtërisht dhe ishte pagëzuar. Unë pyesja veten: ´´Pse nuk po ndodh gjë me mua?? Kunata ime duke më shpjeguar thoshte që duhej thjesht të lutesha nga thellësia e zemrës, ta pranoja Jezusin si shpëtimtarin tim personal dhe të lexoja Biblën. Kështu ndodhi, në 26.11.2000 në mëngjes u zgjova me një ndienjë ndryshe dhe kjo gjë më bëri shumë kurioze. Duke lexuar gjeta në Bibël diҫka!! Pasi lexova disa kapituj më goditën fort dy vargje. 2 Korintasve 5:17 edhe Isaia 1:18 Po, ishin tamam këto vargje, sepse nuk e mendoja kurrë qe Zoti mund të falte mëkatet e mia, sepse ishin mëkate të mëdhaja, nuk e meritoja faljen. Por keto 2 vargje më qartësuan idetë. Ndieja një emocion edhe gëzim të madh. Që nga ajo ditë lexoj Biblën jam rritur në besim dhe i shërbej Zotit. Unë lutem për djalin tim Manuele që edhe ai ta pranoj Jezusin. Sot unë jam një besimtare edhe një bijë e Zotit, duke ju falenderuar edhe juve për lutjet Zoti ju bekoftë. AMEN. Renata D.

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.