Select your language

Jam rritur në një familje katolike, në Itali. Nuk ishim të pasur, por ishim të rrethuar me dashuri dhe dinim të gëzoheshim me atë që kishim. Në moshën 17 vjeҫare, shkova për të jetuar në Zvicër me prindërit e mi. Personi i cili na dha shtëpinë me qera ishte një besimtar. Ky ishte kontakti im i parë me Ungjillin. Katër vjet më vonë, u trasferuam në Belgjikë. Takova bashkëshortin tim, me të cilin për fat të mirë kam jetuar e lumtur për tridhjetë e një vite. Kemi pasur katër fëmijë: tre vajza dhe një djalë. Për fat të keq vdekja e burrit tim më rrëzoi shumë poshtë dhe për tri herë u përpoqa t'i jap fund jetës sime. Pas dy vitesh, kam takuar miqtë e vajzës sime, të cilët më kishin folur rreth Jezus Krishtit dhe, duke parë dhimbjen time, thanë se do të luteshin për mua. Fillova të shkoja në kish dhe lexoja Biblën. Kam pritur plot katër vjet që të isha plotësisht e sigurt, para se të pagëzohesha. Tani unë jam pjesë e popullit të Perëndisë dhe falënderoj Jezusin që më shpëtoi. Është pikërisht me anë të sprovave dhe vuajtjeve që kam mësuar të rritem në marrëdhënien time me Perëndinë dhe për të dëshmuar besimit tim. Pina (Belgjikë)

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.