Select your language

Pёrshёndetje! Unë quhem Jason.Jam 21 vjeç dhe për rreth një vit jeta ime i përket Jezus Krishtit dhe kam privilegjin ta ndjek atë.

Ndoshta po pyet veten: e mё para? Po, kam besuar në Zot, por jo tё shkoja nё kishë! Besoja në Zot, por sjellja ime ishte shumё ndryshe dhe kjo pёr faktin se nuk e njihja aspak Zotin. Kam lindur në një familje katolike, dhe ndonjёherё dëgjoja për Jezusin, por të dija saktësisht se kush ishte ai, jo, kjo është diçka që e kam kuptuar vetëm tani kohët e fundit. Deri atëherë, jeta ime ka qenë e mbushur me dhunë dhe stres. Festa, alkol, femra, grupet rok, miq që marrnin dhe shisnin drogë. Unë kisha shumë e asgjë. Kisha femra, lek, shumë miq, dhe që 14 vjeç njihja njerëz që kishin emër në prostitucion. Isha i respektuar nga të gjithë dhe të gjithë më njihin.

Por e gjithë kjo nuk mund të më jepte paqen e vërtetë,  por në të kundërtën: mё djallёzonte. Pavarësisht se dilja çdo ditë me miqtë e mi, ndihesha i vetmuar, i humbur, por nuk e jepja veten. Mё para nuk mundesha të flisja hapur për ndjenjat e mia, por tani njoh Krishtin. Kjo është e shkuara ime. Nuk jam krenar, por është diçka që dikur mё pёrkiste mua. Nëpërmjet Jezusit jam një person i ri; Ai është udha, e vërteta dhe jeta. Për shkak të kësaj pakënaqësie që ndieja në zemër në atë kohë, fillova të pyes veten, "Kush jam unë? Nga vij? Dhe në cilin drejtim po shkoj? Ku do të shkoj kur të vdes?". E dija tashmë se për mëkatet dhe veprimet e mia e kisha merituar ferrin. Por a ka një Perëndi?

Për të kërkuar një përgjigje për këtë pyetje, u zhyta plotësisht në studimin e shkencës moderne. Teoria e Big Bang, teoria e evolucionit, gjasat që çdo gjë ishte rezultat i rastësisë. E gjithë kjo mёmbajti të zënë për ditë e ditё me rradhё derisa dola në përfundim se përparimi i tanishëm shkencor ka treguar qartë se duhet të jetë një Krijues, dikush që ka krijuar tërë gjithësinë. Probabiliteti se çdo gjë është frut i rastёsisё, saqë nuk mund të gjej një shembull për ta përshkruar atë. Atёherё fillova tё interesohesha për të gjitha fetë e mundshme. Lexova Kuranin dhe historinë e Islamit për më shumë se gjashtë muaj, por në asnjë nga këto burime dhe madje as në vetё Muhamedin nuk arrita tё shoh Perëndinë. Nё asnjё libёr prej kёtyre, në të cilin lexova vetëmpёr urrejtje dhe luftë, dhe asnjё emёr tjetёr fetar nuk mё afroi me Perёndinё. Fillova ti lutesha Zotit që të mё tregonte kush ishte Ai me të vërtetë dhe pёrse na krijoi. Nuk kisha paqe nё zemёr dhe i thirra Perëndisë. Doja ta njihja Atë. Rastësisht, njoha disa besimtarët në faqen e Facebook të një predikuesi të krishterë. Të krishterë që njihnin me të vërtetë Jezu Krishtin, qё studiojnё dhe ndjekin Fjalën e tij. Asnjë traditё fetare e krijuar nga njeriu dhe kisha, asnjё ligj fetar, dhe të shenjtё. Vetëm Perëndia, Fjala e Tij dhe Krishti. E vetmja gjë që nuk mund të kuptoja ishte se ai që shkoi në kryq ishte vetë Perëndia. Kёshtu i kërkova Perëndisё tё mё jepte njohuri dhe lexova te Gjoni 1: 1 dhe Gjonit 1:14.

Gjoni 1: 1 "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi."
Gjoni 1:14 "Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne, plot hir e të vërtetë; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e Birit të vetëm prej Atit. "

Këto vargje më mbushёn me forcë. Dhe vazhdova tё lexoj tek Gjoni 1: 12 "Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij". Bibla mё ka treguar pёr një Perëndi që është plot me dashuri saqë më ka lënë pa fjalë. Një Perëndi që i do kaq shumё krijesat e Tij, sa u përul nё mes nesh duke u bërë njeri pёr tё na treguar rrugën për të shkuar në qiell. Ai vdiq nё kryq pёr dashurinё tonё dhe pagoi çmimin për mëkatet tona. Një Perëndi që na këshillon ti duam dhe tё lutemi për armiqtë tanë. E gjithë kjo më bëri të bie në gjunjë për ta adhuruar, nё mes lotёsh, i dorezova jetën time Jezu Krishtit. Mund të them se ai e ka ndryshuar nё 360 gradë jetёn time. Tani unë kam një qёllim dhe tjetër drejtim. Për këtë arsye humba edhe shumë miq; Në fakt, kush ka njohur Krishtin nuk mund të vazhdojë ti shërbejë më mëkatit, por duhet tё kthehet nё besim, tё ndryshojë drejtim dhe tё lejoj Perёndinё tё veprojё nё jetën e tij. Jezusi ka thёnё se nuk do të jetë e lehtë, por pёrfundimisht ia vlen. Nuk e kam humbur mё kohën time rrugëve, duke u përfshirë me drogën, klubet e natës, alkolin dhe femrat. Tani kaloj kohë me Perëndinë dhe me kishёn time; Njerëz të cilët me të vërtetë njohin Perëndinë dhe kanë një gëzim kaq të madh në zemrat e tyre, i njëjti gëzim mё ka pushtuar edhe mua tani. Jam i befasuar kur shikoj se si, në Bibël Perëndia, në urtësinë e Tij të pafundme, sikur përshkruan jetën time, ai e ka ditur prej miliarda vitesh, atё që është në zemrën time. Është e pamundur, qё nëpërmjet respektimit të ligjit, të shkosh në qiell. Është e pamundur të marrёsh shpëtimin, sepse ne të gjithë jemi mëkatarë dhe të pabindur. Dhe kjo është arsyeja pse Jezusi vdiq për ty në kryq. Jo për shkak se ti e meritoni atë, por pёr shkak të hirit.

Mateu 7: 8 "Lypni dhe do t`ju jepet; kërkoni  dhe do të gjeni; trokitni dhe do t'ju çelet " - Jezusi.
We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.