Select your language

Jezusi është një mik i mrekullueshëm
Përshëndetje, quhem Beniamino Mantelli dhe jam 30 vjeç. Jam rritur në një familje besimtarësh, dhe që fëmijë merrja pjesë në takime me interes, por nuk kuptoja çfarë do të thoshte të pranoje Jezusin në jetën tёnde. Duke u rritur, nuk kisha më dëshirë të shkoja në takime dhe meqë lutesha shpesh nuk ndieja nevojën për të shkuar në kishë që të kisha një marrëdhënie me Perëndinë. Nuk isha kthyer akoma nё besim, por e doja Perëndinë dhe isha i bindur se Ai ekzistonte . Në moshën 16 vjeçare fillova duhanin, alkolin dhe më pas drogën.

Marrëdhënia ime me Perëndinë u pёrkeqёsua, dhe me kalimin e kohës mbeti vetëm një kujtim. Në moshёn 18 vjeçare, ndieja një boshllёk dhe pikëllimin të thellë në zemrën time, isha i dëshpëruar dhe fillova ti bëja shumë pyetje vetes, si: "Cili është qëllimi i gjithë kësaj?". Nuk kisha asnjë gëzim. Në errësirë të plotë, i thёrrita Zotit të më ndihmonte. Pak kohë më vonë, takova disa djem tё veçantё dhe filluam tё flisnim pёr ekzistencën. Ata mё folën për marrëdhënien e tyre me Perëndinë dhe se çfarё duhet të bëja për të dal nga tuneli ku isha futur. Me pak fjalë, në qoftë se do ta pёrmblidhja me një fjalë, mё folën për Jezusin. Nuk ishte e lehtë të pranoja  Krishtin, sepse kishte nё mua forca që mё dekurajonin duke menduar se nuk mund tia dilja. Kam pasur konflikte tё vështira dhe të gjata me veten time, por për fat të mirë këta miq mё kanë qëndruar gjithmonë pranё. Derisa më në fund erdhi dita që Zoti Jezus trokiti në derën e zemrës sime dhe me gjithë forcën qё më kishte mbetur, e hapa, dhe nё tё hyri Drita. Bota dukej sikur po transformohej dhe çdo gjë ishe mё e bukur dhe e qetë. Isha shumë i ngazëllyer dhe doja ti ngjaja Jezusit. Sepse ndieja praninë e tij brenda meje, dhe nuk ndihesha mё vetëm për tё pёrballuar këtë jetë. Që nga ajo ditë deri më sot mё ёshtё dashur tё përballem me sprova të rënda, sidomos në vitet e fundit  kam rënë poshtё shumë herë dhe aty  kam njohur dobësitë dhe gabimet e mia. Mё vjen keq pёr gabimet qё kam bërё dhe njerëzit që kam lënduar. Por gjëja më e rëndësishme që kam mësuar deri më tani është se Jezusi është një mik i mrekullueshëm dhe qё më do kёshtu si jam. Di se nëse do e ndjek, Ai do e bëjё jetën dhe zemrën time më të mirë. Kurajo, nuk jemi vetëm!
Beniamino M.