Menu
Tablet menu
A+ A A-

7) Pa një udhëheqje lë urtë populli bie. Fjalët e Urta 11,14

Predikimi i një kardinali për vitin e ri në një nga katedralet më të njohura në botë të dielën e fundit të vitit 2000 përmbajti këtë vëzhgim të mprehtë: «Opinioni i sotëm publik është legjislacioni i së nesërmes.›› Kardinali e kishte vënë gishtin në një nga karakteristikat më të dukshme të kohës sonë: qeveritë e kanë humbur cilësinë e udhëheqjes dhe thjesht ndjekin dëshirat dhe nxitjet e pjesëve më të zhurmshme të popullsisë.

 

Sjellja njerëzore nuk pëmiirësohet si rrjedhojë e kësaj. Bibla e vërteton këtë me urdhërime, thënie dhe shembuj. Gjitha fjalët tona për demokraci, përparim dhe standart në rritje e sipër duhen parë thjesht si mashtrim po t'i hedhim një shikim të sinqertë botës përreth nesh.

Ligësia është cilësi thelbësore e zemrës njerëzore, dhe përfaqësuesit tanë të zgjedhur nuk përbëjnë përjashtim nga ky rregull. «Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?›› (Jeremia 17,9). Libri i Gjyqtarëve në Bibël e nxjerr në pah qartë gjendjen e prishjes së atëhershme dhe përfundimi i shkruesit është ky: «Secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij» (21,25). Sa mirënjohës duhet të jemi që një standard për sjelljen njerëzore është parashtruar e që mund ta ndjekim atë! Perëndia e ka bërë atë të njohur dhe na ka dhënë mjetin për ta përmbushur atë. Çfarëdo që nuk përshtatet me vullnetin e Tij, është mëkat. «Kushdo që nuk praktikon drejtësinë, nuk është nga Perëndia» (1 Gjonit 3,9). Atëherë është e qartë se nevojitet një ndryshim thelbësor. Perëndia na ofron jetë të re - jetë të përjetshme - përmes ringjalljes. Rilindja mund të pasojë vetëm duke e pranuar Zotin Jezus si Shpëtimtarin tonë.

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Anna Mangano

Anna Mangano

07-04-2017 Hits:565 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Jezusi më çliroi nga depresioni (Anna D.)

Jezusi më çliroi nga depresioni (Anna D.)

11-12-2016 Hits:600 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Style I Style II Style III