Menu
Tablet menu
A+ A A-

Mos i lё vendimet e tua pёr nesër! (Sara S.)

Për të gjithë ata që nuk mё njohin, quhem Sara S. , unë jam 20 vjeç dhe kam lindur në Mannheim. Kam lindur në një familje besimtarёsh dhe që fëmijë jam rritur duke dëgjuar mësimet e Zotit. Prindërit e mi mё tregonin gjithmonë rrugën e drejtë për të ndjekur, kështu që për mua (duke qёnё se nuk e njihja botёn e jshtme) ishte normale të mendoja dhe të jetoja në një botë të ndryshme nga miqtë e mi e shkollës. Ndoshta tani pyetja qё bёhet është: "kur e  mora vendimin për të pranuar Zotin si Shpëtimtarin tim personal?" Për shkak se shumë njerëz kujtojnё ditën e saktë, datën, apo kohën, për mua është ndryshe. Më kujtohet kur isha e vogёl në shkollën e së dielës, kur dikush na pyeti: “Kush dёshiron të pranojё Zotin në zemrën e tij? Sepse ai i fali të gjitha mëkatet tona." Unë qё në atë moment mora vendimin për jetën time. Por pastaj duke u rritur dhe duke hyrë në botën e adoleshentёve kisha mё shumё pyetje dhe dyshime, sepse armiku ynë Satani përpiqet të na tundojë dhe është ai që i vë këto mendime në kokё prandaj pyesja veten: "Ndoshta nuk jam kthyer me të vërtetë nё besim!!?" dhe përsërisja gjithmonë fjalёt: " Zot dёgjomё, fali mëkatet e mia, eja në zemrën time: Je akoma e re shijoje jetёn: Pasi tё kesh provuar tё gjitha gjёrat qё do mund tё kthehesh pёrsёri te Zoti, edhe tё vazhdosh tё jetosh si njё besimtare e mirë etj ...” pastaj kam thënë mjaft! Kjo nuk është e vёrtetё! Duke reflektuar kam pasur shumë konfrontime me veten time, kam njohur se këto pyetje, dyshime, kanё ardhur nё mua vetëm në kohë kur isha larg nga Perëndia, kur nuk lutesha dhe nuk lexoja, dhe kështu që në këtë mënyrë Satani kishte mundësinë për të sulmuar! Por tani jam 100% e sigurt që jam e shpёtuar dhe jam një bijë e Perëndisë! Ai ekziston dhe nuk i intreson se çfarë moshe ke, vendimin qё mund tё marrёsh sot mos e lё pёr nesёr, sepse çfarё do ti thuash nёse Ai do tё kthehet mё para?

Sara S.

Zoti nuk mё ka braktisur kurrë. ( Giovanni D. )

Pёrshёndetje! Për ata që nuk mё njohin quhem Giovanni. Jam rritur në një familje besimtarёsh; mami im më ka folur shumë për Biblën dhe i jam falenderues për këtë. Duke u rritur, braktisa për arsye të ndryshme fjalёn e Zotit që e kisha dëgjuar gjithmonë qё nga mosha 6 vjeç. Kur vëllai im Donato u kthye në besim, ai më bëri të mendoj për të korrigjoj jetën time para se të ishte tepër vonë. Tani unë jam  53 vjeç dhe Zoti kurrë nuk më ka braktisur. 

faleminderit Perëndisë.

 Giovanni D.

                                                                                                                                                                                                                                                

 

Zoti nuk mё kishte braktisur! ( Felice D. )

 

Njohja ime e vërtetë me Zotin filloi gjashtë vjet më parë pёrmes vjerrёs time.

Fillova të marrë pjesë në takime rregullisht, por në një moment pak a shumë dy vjet më parë u largova plotësishtё nga të gjithё. Ndërkohë më kanё ndodhur shumë padrejtësi dhe kam kryer kaq shumë mëkate deri në atё pikë sa ndjeja si një asfiksi të brendshme. Kuptova se mёkati dhe krenaria ishёn duke i dhёnё fund jetёs sime dhe se e keqja ishte gati për të fituar betejën, por Zoti pavarёsishtё tё gjithave nuk mё  kishte braktisur, përkundërazi  ka qenë gjithmonë pranë meje.  Para se tё bija plotësisht nё humbje, një ditë ndjeva sikur një dorë më preku zemrën dhe një paqe e gëzim shpërthyen në mua. Në atë moment kuptova se i përkisja Zotit dhe se duhet të jetoja për të.

Faleminderit Zot për gjithçka që bën. Amen

Felice D.

 

Një paqe të madhe në zemrën time (Felicetta Ganci )

Me një përshëndetje për të gjithë po prezantoj veten time, unё quhem Felicetta Ganci.

Do t`ju tregoj se si e njoha Zotin: ishte në vitin 1991 kur gjeta një vend punë të re. Dhe aty njoha një grua me emrin Maria Arcuri. Ajo më foli për Jezusin. Mё pёlqente teksa dёgjoja për Jezusin. Maria më bëri të kuptoja se Jezusi vdiq për mua dhe për mëkatet e mia. Pastaj më pyeti nëse mund të mё vizitonte në shtëpi dhe të sillte edhe dikё me vete pёr tё mё folur pёr Jezusin. Kur flitej pёr Jezusin ndieja gëzim nё zemrën time, më pëlqente ideja që tё vinin në shtëpinё time pёr tё dëgjuar gjithmonё e më shumë. Kur dëgjoja tё flitej pёr Zotin ishte sikur të gjitha problemet në jetën time tё zhdukeshin në atë moment dhe ndihesha e lumtur dhe e qetë sikur tё kisha një paqe të pafundme në zemrën time dhe ndieja aq shumë dashuri për Zotin. Kur dëgjoja tё flitej për Zotin ekzistonte vetëm Ai në mendjen time. Kështu erdhi dita që Maria së bashku me Gasparen dhe gruan e tij erdhёn pёr vizitё nё shtёpinё time. Mund të them se në atë moment ndieja paqe në shtëpi edhe brenda vetes time. Ndihesha shumë e  lumtur që ata ndodheshin në shtëpinë time. U fillua të lutej, dhe ndërsa dëgjoja lutjet ndieja plot gëzim dhe lumturi nё zemrёn time. Dhe që nga ajo ditë diçka ndryshoi tek unë. Fillova edhe unё ti lutem Zotit Shpëtimtarit tim Jezus, dhe besimi im forcohej gjithnjë e më shumë. Duke u lutur i kërkova Zotit shumë gjëra që ishёn tё nevojshme pёr mua dhe Ai dëgjonte lutjet e mia dhe më pёrgjigjej. Ndieja qё duhej tё bёja mё shumё pёr Zotin, Ai vdiq nё kryq pёr mёkatet e mia, dёgjonte lutjet pёr nevojat e mia, edhe kjo gjё pёr mua nuk ishte e mjaftueshme, të lutem dhe tё kem besim tek Ai. Dhe kështu nё dhjetor 2008 e pranova Atё si Zotin Shpёtimtarё nё jetёn time dhe e falënderoj për çdo gjë që ka bërë për mua dhe familjen time.

Felicetta G.

 

 

Alkooli, droga dhe okultizmi ( Oliver Fischer )

 

Kur isha 19 vjeç, në pranverën e vitit 2000, ndodhesha në një stacion të vogël Vogtland (Gjermani) dhe aty ishte një besimtar i ri, i cili shpёrndante fletushka në lidhje me temën e drogës dhe se si të liroheshe plotësisht. Isha duke ecur me miqtë e mi aty në stacionin dhe mora një fletushkё me vete në shtëpi. Kthimi im nё besim filloi pas leximit së asaj fletushke.

Kur isha 15 vjeç, fillova të merrja pjesë nё një grup që solli shumë ndryshim në jetën time. Në shkollë shkoja shumё keq. Takohesha me shokët e mi në një fabrikë të vjetër për të pirë alkool, konsumuar drogë, pёr tё pirё duhan hashash dhe praktikuar okultizmin. Policia më njihte shumë mirë. Ishte vdekja e një mikut tim qё mё bёri tё reflektoja, brenda meje nuk ishte e qetë. Isha i zhgënjyer, i trishtuar, nuk mundesha mё! Një ditë u vura nё kërkim tё Perëndisё. Pasi lexova fletushkёn qё fliste për drogёn, doja të dija më shumë dhe kam shkruar direkt nё adresën qё tregohet prapa saj. Pas disa ditësh mora njё literaturë tjetër të krishterë. Një ditë u mbylla në banjo, u gjunjёzova pёr të kërkuar Zotin.

Ndjeva diçka ndryshe në jetën time, rrëfeva mëkatet e mia Jezus Krishtit. Pas disa orësh fillova tё ndieja probleme. Nuk arrija tё përqendrohesha dhe kisha vështirësi për t'u lutur.

Dëgjova një zë që më thoshte: Ti mё përket mua.! Nuk mund të largohesh kёshtu.!

U kujtova që disa vite më parë nën efektin e drogës i kisha shitur shpirtin djallit. Isha i paralizuar nga frika, por mora forcё edhe thërrita në emër të Jezus Krishtit: "MЁ LER TЁ LIRЁ" dhe kështu ndodhi, sepse Jezusi është më i fortë, me Të kemi fitoren.

Sot unё jam i lirë, falë Zotit, dhe gjithashtu hoqa dorё nga pirja e duhanit.

Lutja ime është që miqtë e mi tё mund të njohin Jezusin i cili ka vdekur për ta.

 Oliver Fischer

 

News

Noa S.

Noa S.

08-11-2018

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
A ka njё Perёndi?    ( Jason )

A ka njё Perёndi? ( Jason )

13-06-2017 Hits:635 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Begnamino M.

Begnamino M.

10-02-2017 Hits:634 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Style I Style II Style III