Menu
Tablet menu
A+ A A-

Nëse Zoti do të kthehet sot a do të ishe i gatshëm për ta takuar?

 "Nëse Zoti do të kthehet sot a do të ishe i gatshëm për ta takuar?" Këto fjalë kanё qёnё gjithmonё prezente në mendjen time, e rritur në një familje besimtarёsh, për një kohë të gjatë përgjigja ime ishte: "Jo" Perëndia e ka treguar në shumë raste dashurinё e thellë për mua, por nuk isha e gatёshme ti dorëzohesha Atij. Më duhet të them se që fëmijё kam qenë aktive për Zotin, në muzikë, luaja në piano dhe kitarë edhe këndoja, por jeta ime nuk pasqyronte zemrën time. Çdo gjë ndryshoi kur vendosa ti jap jetën time Zotit dhe Shpëtimtarit tim. Fillova tё këndoja atë që unë isha duke jetuar, tё dorёzohesha tek Ai nuk do të thoshte qё kisha humbur, por qё kisha fitoren me Të, dhe pyetjes mё lart mund ti përgjigjesha PO! Sot jam 50 vjece e martuar dhe kam 3 fëmijë, dashuria ime rritet gjithnjë e më shumë për Të. Për jetën time deri më sot mund të them se ёshtё Ai qё  kujdeset për mua. Faleminderit Zotit Jezus Krisht

Unë nuk kisha kënaqësi të brendshme.(Loredana O.)

 

Emri im është Loredana O. dhe jam 31 vjeç. Unë kam lindur në një familje të krishterë. Qё  fëmijë më  pëlqente të këndoja, tё lutesha dhe të dëgjoja tregimet e Biblës gjatё orës së lumtur (takimi i fёmijeve). Kam marrë pjesë në festat e fëmijëve me skeçe dhe këngë. Në moshёn 12 vjece, fillova tё pyesja veten pse po i bëja të gjitha këto. Nuk kam pasur kënaqësi tё brendshme dhe mërzitesha nga cdo gjё! Rreth 19 vjet më parë kam marrё pjesё nё një takim të krishterë gjermano-italiane me O M për 2 javë. Një mike e dashur që vinte nga një vend tjetër flinte në shtëpinë time. Një natë filluam tё flisnim për Jezusin. Ajo më bëri të kuptoja se tashmë e kishte pranuar Jezusin në jetën e saj dhe më pyeti nëse edhe unë e kisha bërë! Ajo mё shpjegoi se boshёllёku dhe pakёnaqёsia që kisha pasur, mund të hiqeshin  vetëm në qoftë se unë lejoja Jezusin të vinte në jetën time. E kuptova menjëherë se ishte Jezusi Ai që mё mungonte dhe kështu ia dorёzova zemrën time Atij. Që atëherë vazhdojё ta ndiej praninë e Perëndisë në jetën time çdo ditë, duke u rritur dhe duke u udhëhequr prej Tij. Një kёhillё për ata që do tё lexojnë dëshminë time: Jepjani jetën tuaj Zotit Jezus Krisht duke mos e shtyrë pёr nesër, sepse e nesërmja nuk na pёrket neve. Zoti le tu flasi zemrave tuaja!!! Loredana O., Ludwigshafen

Kompania dhe ekipi më i fortë në botë mё bleu me një çmim të lartë (Americo O )

Pёrshёndetje emri im është Americo dhe dua tju tregojë se si kompania dhe ekipi më i fortë në botë mё bleu me njё kosto të madhe. Ju siguroj se është gjëja më e bukur të qënit pjesë e këtij ekipi, sepse fitohet gjithmonë dhe jemi tё pamёposhtur. Unë jam krenar qё jam një lojtar i këtij ekipi. Por le të shohim se si ka filluar kjo karrierë.

 

Weiterlesen: Kompania dhe ekipi më i fortë në botë mё bleu me një çmim të lartë (Americo O )

Kam pasur shumё pyetje (Schembre C.)

Emri im është Concetta dhe  vij nga një familje besimtare (në provincën e Caltanissetta), por kjo nuk mё  ka garantuar shpëtimin edhe pse ky besim më dha privilegjin për të mos pёrjetuar përvoja të këqija. Prindërit e mi mё kishin ngulitur nё mёndje  qё fëmijë, tё kisha frikë nga Perëndia. Shtëpia jonë mirёpriste shumë misionarë dhe unё u kёndoja gjithmonë himne tё krishtera. Kthimi im nё besim erdhi duke u rritur dhe duke mёsuar Fjalën e Perëndisë me anë të këngëve dhe leximin e Shkrimit të Shenjtë. E gjithë kjo më bëri të kuptoj se dora e Zotit ishte mbi mua. Kam pasur shumё pyetje në lidhje me të ardhmen e jetës sime, sepse në vendin tim, në Vallelunga, nuk ka pasur persona të moshës time që kanё dashur Krishtin Jezusi. Pavarёsisht nga kjo kisha besim se Zoti do të parashikonte për një bashkёshort  në të ardhmen time (Gaspare). Tanimё kanё kaluar rreth  50 vjet që bashkёshorti  im dhe unë i shërbejmë Zotit në Gjermani, këtu në Mannheim / Ludwigshafen, dhe i jemi  shumё falënderues  që e ka bekuar këtë bashkёsi". Schembre C.

Futbolli ishte gjithҫka! (Salvatore Del Prete)

Quhem Salvatore Del Prete dhe jam 37 vjeҫ. Vij nga Napoli, jam i martuar me 5 fëmijë të gjithë djem. Unë vij nga një familje e besimit katolik. Kur isha i vogël, mbaj mend që shkoja  me gjyshen time çdo të diel në një kishë ungjillore. Që fëmijë isha i interesuar për jetën e Jezusit. Më interesonte aq shumë sa që doja ti ngjaja atij: Doja të bëhesha prift. U stabilizova  në Gjermani dhe gradualisht duke u rritur, e harrova Jezusin. Jeta ime si djalë ishte një katastrofë, vidhja, rrihja fëmijët e moshës time, dhe nuk kisha respekt për askënd. Një ditë dëgjova kunatën time Michela e cila fliste për shpëtimin në Jezusin, nuk e mora seriozisht, por përkundrazi tallesha me atë. Gruaja ime më bindi një ditë për të shkuar në mbledhjen e kishës, por unë mërzitesha pothuajse gjithmonë, nuk dëgjoja dhe as këndoja, preferoja të  shikoja futboll të dielave në vend që të isha i  pranishëm në takim, por shkoja për të kënaqur gruan time. Pas një periudhe kohe, na ftuan Irene dhe Toni në shtëpin e tyre. Kisha turp të bëja ҫdo gjë, nuk doja as të lexoja as të lutesha, kështu që vetëm kam dëgjuar. U çudita që ata u lutën atë natë për mua dhe familjen time. Isha i befasuar dhe i thashë gruas sime: "Si ka mundësi që po luten për ne?" Më vonë atë mbrëmje, kur shkuam në shtëpi i thashë gruas time se jeta jonë duhej të ndryshonte. Pas mbërritjes në shtëpi, u gjunjëzova dhe i kërkova Zotit falje për të gjitha mëkatet e mia. Në atë çast, ndjeva një paqe dhe një gëzim aq thellë në zemrën dhe shpirtin tim saqë nuk mund të qëndroja në heshtje, doja t`ua tregoja të gjithëve. Falë Jezusit jeta ime ndryshoi dhe mund të jetojë me të vërtetë. Unë dua të pagëzohem për të dhënë një dëshmi publike ndaj besimit tim në Jezu Krisht. Salvatore Del Prete

News

Noa S.

Noa S.

08-11-2018

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Jezusi më çliroi nga depresioni (Anna D.)

Jezusi më çliroi nga depresioni (Anna D.)

11-12-2016 Hits:665 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Afërdita

Afërdita

19-02-2014 Hits:1204 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Giuseppe Longo

Giuseppe Longo

06-11-2014 Hits:1103 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Style I Style II Style III