Menu
Tablet menu
A+ A A-

Afërdita

Quhem Afërdita, jam 30 vjeç dhe kam 8 vjet që kam lindur në familjen e Perëndisë. Në moshën 22 vjeçare kam kaluar periudhën më të vështirë të jetës sime. Kishin ndodhur shumë gjëra që nuk do të kisha aspak dëshirë që të kishin ndodhur. Në shumë gjëra kisha gabuar. Nuk kishte mbetur asgjë që të mund ta filloja nga fillimi. Çdo gjë kishte përfunduar keq. Megjithëse nuk dija shumë për Zotin e vetmja gjë që i kërkoja me përgjërim ishte vdekja. Lutja ime ishte “ O Zot përse nuk ma merr jetën?” Përse duhet të jetoj tashmë? Përse duhet të vuaj? Përse pikërisht mua më kanë ndodhur këto gjëra?

Dhe në fund nuk dua të jetoj më. Mendoja se nuk ishte e drejtë që të vuaja kaq shumë. Nuk e meritoja aspak. Kisha qënë kaq e drejtë dhe e sjellshme me të tjerët. Përse? Përse…! Nuk më pëlqente aspak të dilja, qëndroja vazhdimisht në shtëpi dhe jetoja sa për të kaluar kohën, pa asnjë lloj shprese. Kisha vetëm një shoqe që edhe ajo e zhgënjyer nga jeta vinte e më vizitonte. Shikonim vazhdimisht filxhan me shpresë se do të dilte diçka e mire dhe gënjenim veten, por më kot. Asgjë nuk ndryshonte, përkundrazi gjërat keqsoheshin. Një ditë kjo shoqe më thotë që kishin ardhur disa besimtar nga Shkodra që bënin disa takime, dhe më kërkonte nëse dëshiroja të shkoja dhe unë. Pa ditur se përse bëhej fjalë i kam thënë që do të vija një ditë. Mbas kësaj ka kaluar shumë kohë derisa unë munda të gjeja momentin për të shkuar. Gjithmonë do të dilte diçka që të më pengonte. Më vonë kam kuptuar që ishte dikush që nuk dëshironte aspak që unë të frekuentoja këto takime (i cili ishte djalli). Më në fund gjeta momentin dhe kohën për tu njohur me këta persona për të cilët më kishte folur shoqja ime. Është për të theksuar, që nga ajo ditë nuk kam mundur të shkëputem më nga këta njerëz që për mua kishin diçka të veçantë që s’mund ta gjeja tek të tjerët dhe tek vetja. E para sepse tregonin interes për mua. E dyta, ishin të kënaqur dhe të lumtur. Duke qëndruar vazhdimisht me ta kam kuptuar që ata kishin diçka që mua më mungonte por që mund ta kisha edhe unë. Tashmë për jetën time ishte një shpresë e re, një dritare e hapur. Që ditën e pare, një burrë në moshë më kishte dhuruar një libër (që ishte Bibla) dhe më tha që ta lexoja. Më dukej sikur ky njeri kishte kuptuar atë që ishte brenda meje dhe po më tregonte edhe zgjidhjen duke më thënë lexoje. Me një shpresë dhe një etje të jashtzakonshme kam qëndruar orë të tëra duke lexuar këtë libër dhe kështu kuptova shkakun e vuajtjes time. Gjëja kryesore ishte sepse unë kisha jetuar gjithë këto vite larg Zotit dhe ajo që më mundonte më shumë ishin gabimet (mëkatet) e mia. Duke lexuar këtë libër kam takuar dy vargje që më kanë prekur shumë. Në njërin prej tyre Jezusi thoshte: “Eja tek Unë, ti që je e lodhur dhe e munduar dhe unë do të jap çlodhje.” (Mateu.11:28) Dhe tjetri: “Nëse dikush është në Krishtin është një krijesë e re, gjërat e vjetra kanë shkuar ja të gjitha gjërat u bënë të reja.” Dhe unë kisha nevojë pikërisht për këto dy gjëra: për çlodhje dhe që të mund të filloja gjithçka nga e para. Dhe që këto gjëra të bëheshin realitet në jetën time Zoti më bëri që të kuptoja që unë duhej të pranoja përpara Zotit që isha mëkatare dhe që Zoti më donte ashtu siç isha dhe që të më jepte faljen Ai kishte vdekur në vendin tim. Duke pare dashurinë e Tij për mua nuk munda të rezistoj dhe u luta në këtë mënyrë me gjithë zemër. “Zoti Jezus më nevojitesh, kam shumë nevojë për Ty për faljen tënde, dua që ti të vish në zemrën time, të bëhesh Zoti dhe Shpëtimtari im. Më fal për të gjitha shkeljet e mia, e mbi të gjitha më fal sepse kam jetuar larg Teje. Të falenderoj që ke vdekur për mua dhe në këtë moment Ti e ke falur fajin tim. Faleminderit që sot je bërë Zoti dhe Shpëtimtari im.

Në atë moment gjithçka ishte krejt ndryshe, ndjeja një lehtsim brenda meje dhe shpirti im gjeti çlodhje dhe paqe. Isha e lumtur dhe më dukej se kisha hequr një barrë të rëndë nga zemra ime. Zoti më dha atë që më kishte premtuar, çlodhjen e shpirtit tim, por edhe diçka tjetër, gjërat e vjetra kishin shkuar, Perëndia nuk do të kujtonte më të kaluarën time. Tashmë unë kisha një jetë të re. Zoti i dha jetës sime një kuptim të ri dhe gjithashtu një qëllim për të jetuar. Në këtë moment nga zemra ime kanë dale disa vargje të cilat ishin realitet në jetën time.

  Një jetë të re unë kam  Për Jezusin jetoj   Kjo jetë e imja s’është  Jezusi ma dhuroi           Ju njerzve ju bëj thirrje    të lodhur kudo që jeni    shkoni tek Jezusi    tek Ai do t’gjeni prehje
  Në botë jeni zhgënjyer   Gjithçka është kotësi  Askush si Zoti Jezus  S’ju do juve tani      Në zemër të troket    dëshiron tek ti të hyjë    me dashuri të thrret    hape zemrën të rri me ty

Tashmë jetoj këtë jetë të re duke i shërbyer Atij çdo ditë. E di se cila do të jetë e ardhmja ime. Dhe nëse sot më duhet të largohem nga kjo tokë e di se do të jem me Zotin tim që më deshi dhe dha veten për mua. Por Zoti ka bekuar hetën time edhe tani. Përveç që më ka bërë pjestare të familjes së Tij, më ka dhënë edhe familjen time. Adrianin burrin tim dhe dy vajza Lidia dhe Elizabeta. Jetojmë çdo ditë nën kujdesin e Tij. Diçka për ty që do të lexosh dëshminë time. Do të dëshiroja që mund të kuptoje këtë që Zoti ka bërë në jetën time. Gjithashtu do të doja që edhe ti të provoje se sa i mire është Zoti.

Zoti ju bekoftë. Me respekt Afërdita.

 http://www.chiesacristiana.info/albanese/index-alb.htm

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Marco Soccio

Marco Soccio

19-02-2014 Hits:1149 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

   Jezus Krishti shpeton (Maria A.)

Jezus Krishti shpeton (Maria A.)

07-07-2015 Hits:943 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Nëse Zoti do të kthehet sot a do të ishe i gatshëm për ta takuar?

Nëse Zoti do të kthehet sot a do të ishe…

17-03-2016 Hits:818 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Style I Style II Style III