Menu
Tablet menu
A+ A A-

Noa S.

Pershendetje, quhem Noa dhe jam 18 vjece.

Jam rritur ne nje familje te krishtere ku jetohet besimi ne Krishtin. Per mua eshte nje privilegj, sepse kam mundur te eksperimentoje personalisht Perendine ne jeten time. Ne nje kamp te rinjesh gjerman nje predikues foli per jeten pas vdekjes. Ato qe ai thoshte ishin pergjigjet e pyetjeve te mia. Ai (Perendia) kishte thene qe une isha e rendesishme per Te dhe se kishte bere te pamunduren per mua derisa une te kaloja perjetesine bashke me Te. Me preku shume thelle ky fakt, qe Jezusi kishte paguar gjithe fajin e mekateve te mia ne kryq. Keshtu vendosa ta ndjek, dicka shume e bukur e mbrekullueshme. Hapa zemren time duke i thene: “Jezus hyr ne zemren time, dua qe ti te mbreteroshe ne jeten time, sepse vetem nepermjet teje kam jeten e perjeteshme dhe vetem ti mund te mbushesh zemren time.” U ndjeva e sigurt, kuptova se cfaredo gje qe mund te me ndodhte Ai do te ishte gjithmone me mua. Pas rreth 3 vjetesh ne periudhen e pubertetit fillova te jetoja jeten time pa e vene re se po largohesha nga Zoti dhe nga vlerat qe familja ime me kishte transmetuar. Nuk lutesha me dhe nuk e kuroja me marredhenien time me Zotin. Une e di qe lutjet jane te fuqishme, sepse prinderit e mi me vune perpara ne duart e Zotit dhe luteshin per mua. Dhe ja ku jam, lutjet e tyre moren pergjigje sepse perndryshe nuk do te isha ketu. Dua te vazhdoje jeten time me Krishtin, sepse ne Te gjeta paqen dhe kete paqe e ndaj sot me te fejuarin tim. Une e di se ne momentet me te erreta Ai ishte me mua, dhe ju kerkoj ti dorezoheni Atij, sepse Ai eshte drejtimi me i mire ne jete. Vecanerisht ne keto muajt e fundit kam ndjere ngushellimin e Tij te pafundem! Dashuria, meshira dhe dhembshuria e Tij, jane unike dhe madheshtore. Une i jetova. Mund t`ju them se asgje ne toke nuk te ben te lumtur, as pasuria, as i dashuri dhe as rrobat e modes se fundit. Vetem Perendia mund te plotesoje deshiren tone pertej vdekjes, vetem Ai mund te na beje vertete te lumtur. Keto dy vargje me shoqerojne vazhdimisht, sepse mesova ti besoj asaj qe Perendia ka premtuar ne Fjalen e Tij.

1 Pjetri 5:7 “dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju”.

Gjoni 16:33 “Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!''.

 

A ka njё Perёndi? ( Jason )

Pёrshёndetje! Unë quhem Jason.Jam 21 vjeç dhe për rreth një vit jeta ime i përket Jezus Krishtit dhe kam privilegjin ta ndjek atë.

Ndoshta po pyet veten: e mё para? Po, kam besuar në Zot, por jo tё shkoja nё kishë! Besoja në Zot, por sjellja ime ishte shumё ndryshe dhe kjo pёr faktin se nuk e njihja aspak Zotin. Kam lindur në një familje katolike, dhe ndonjёherё dëgjoja për Jezusin, por të dija saktësisht se kush ishte ai, jo, kjo është diçka që e kam kuptuar vetëm tani kohët e fundit. Deri atëherë, jeta ime ka qenë e mbushur me dhunë dhe stres. Festa, alkol, femra, grupet rok, miq që marrnin dhe shisnin drogë. Unë kisha shumë e asgjë. Kisha femra, lek, shumë miq, dhe që 14 vjeç njihja njerëz që kishin emër në prostitucion. Isha i respektuar nga të gjithë dhe të gjithë më njihin. Por e gjithë kjo nuk mund të më jepte paqen e vërtetë,  por në të kundërtën: mё djallёzonte. Pavarësisht se dilja çdo ditë me miqtë e mi, ndihesha i vetmuar, i humbur, por nuk e jepja veten. Mё para nuk mundesha të flisja hapur për ndjenjat e mia, por tani njoh Krishtin. Kjo është e shkuara ime. Nuk jam krenar, por është diçka që dikur mё pёrkiste mua. Nëpërmjet Jezusit jam një person i ri; Ai është udha, e vërteta dhe jeta. Për shkak të kësaj pakënaqësie që ndieja në zemër në atë kohë, fillova të pyes veten, "Kush jam unë? Nga vij? Dhe në cilin drejtim po shkoj? Ku do të shkoj kur të vdes?". E dija tashmë se për mëkatet dhe veprimet e mia e kisha merituar ferrin.

Weiterlesen: A ka njё Perёndi? ( Jason )

Anna Mangano

Nga verbëria shpirtërore deri te drita e tij të mrekullueshme
Që fëmijë kam kёrkuar gjithmonë Zotin, dhe në verbërinё  time shpirtërore, shpesh pyesja veten kush është Zoti dhe kush ishte Jezusi.  Edhe pse frekuentoja kishën katolike, nuk gjeta kurrё një përgjigje. Ndёrkohё koha kalonte dhe kur babai im u kthye nё besim unë tashmë isha martuar. Ai na fliste shpesh për  Jezusin, por unё qёndroja  indiferente edhe pse nuk e kundёrshtoja,  vazhdoja të isha e verbër shpirtërisht. Pastaj, pasi fëmijët e mi ishin pak rritur, vendosa të shkoja në punë dhe, edhe pse nuk e njihja personalisht Zotin, iu luta të më gjente një punë afër shtëpisë sime. Zoti nuk u vonua të më përgjigjej, kështu gjeta  një punë afër shtëpisë sime dhe ishte pikёrisht ajo çfarё  kisha kërkuar. Dhe jo vetëm kaq, por ndodhi e pamundura dmth  punëdhënësit e mi dhe shumica e punëtorëve ishin besimtarë. Kjo ishte gjëja më e bukur që mund të ndodhte, Zoti po përgatiste gjithçka ... Ai është i mrekullueshëm ... përgjigjet gjithmonë të gjithë atyre që e thërrasin ... Isha e sigurt se babai im po lutej. Ndërkohë, kishte kaluar një vit që po punoja, kur një koleg më dha një broshurë dhe një kalendar,  u habita shumë sepse ishte i njëjti lloj kalendari që mё jepte gjithmonë  babi. Pastaj i tregova kolegut tim se edhe babi im besonte njёsoj si ai. Pas disa ditësh mё pyeti nëse dёshiroja të dëgjoja një kasetë, pranova por jo me shumё dëshirë. Duke pasur këtë kasetë duhej ta dëgjoja me patjetёr qё tё kisha pastaj një përgjigje për kolegun tim, kështu që kur mbërrita në shtëpi e dëgjova. Nëpërmjet asaj kasete Zoti i foli zemrës sime, më bëri të kuptoj se sa shumë kam qenë larg prej Tij, se Ai kishte ardhur për të vdekur në vendin tim dhe nëse do tё besoja  do të bëhesha një bijë e tij. Kështu iu dorёzova dashurisё sё tij për mua, i rrëfeva tё gjitha mëkatet e mia dhe menjёherё një gëzim i madh mё pushtoi, ndjeva praninë dhe paqen e tij brenda meje. Dhe, edhe pse vazhdojë të kem vështirësi në familjen time, Zoti mё ka qëndruar gjithmonë pranë duke mё ngushëlluar.  Atij i pёrkasin të gjitha falenderimet dhe lëvdimet e mia.
Anna Mangano

 

Begnamino M.

Jezusi është një mik i mrekullueshëm
Përshëndetje, quhem Beniamino Mantelli dhe jam 30 vjeç. Jam rritur në një familje besimtarësh, dhe që fëmijë merrja pjesë në takime me interes, por nuk kuptoja çfarë do të thoshte të pranoje Jezusin në jetën tёnde. Duke u rritur, nuk kisha më dëshirë të shkoja në takime dhe meqë lutesha shpesh nuk ndieja nevojën për të shkuar në kishë që të kisha një marrëdhënie me Perëndinë. Nuk isha kthyer akoma nё besim, por e doja Perëndinë dhe isha i bindur se Ai ekzistonte . Në moshën 16 vjeçare fillova duhanin, alkolin dhe më pas drogën.

Weiterlesen: Begnamino M.

Giuseppe B.

Kёndoja, lutesha, por jo me zemër. Përshëndetje të gjithëve, për ata që nuk mё njohin, quhem Giuseppe Brunettini 29 vjeç. Kam lindur në një familje besimtarёsh dhe që fëmijë e kam njohur Zotin. Jam rritur nё kёtё  bashkёsi  (Ma / LU), dhe kam frekuentuar rregullisht takimet edhe pse shkoja vetëm për shkak tё prindërve të mi. Nëse do të ishte për mua do të kisha qëndruar me shumё dёshirё në shtëpi, por kjo vazhdoi për shumë vite. Për mua nuk ekzistonte njё mënyrë tjetёr jetese  dhe nuk e dija se do tё më duhej të bëja një zgjedhje, tё merrja vendimin më të rëndësishëm në jetën e çdo njeriu. Viti 1996 ishte një nga më të tmerrshmit të jetës sime, kur babai im u largua me Zotin. Isha 9 vjeç dhe nuk kuptoja pse, por nё të vërtetë nuk doja ta kuptoja.

Weiterlesen: Giuseppe B.

News

Noa S.

Noa S.

08-11-2018

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Alkooli, droga dhe okultizmi ( Oliver Fischer )

Alkooli, droga dhe okultizmi ( Oliver Fischer )

17-09-2016 Hits:772 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Adrian Alia

Adrian Alia

19-02-2014 Hits:1173 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

A ka njё Perёndi?    ( Jason )

A ka njё Perёndi? ( Jason )

13-06-2017 Hits:633 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Style I Style II Style III