Në kohët e fundit po konstatojmë që njerëzit nuk kanë më kohë për asgjë, vrapojnë sa një anë sa në një tjetër. Vrapojnë pas punëve të ndryshme, bile thonë që nuk kanë kohë as të marrin frymë. Dhe kjo në një farë mënyre është e vërtetë, sepse jeta është bërë shumë kërkuese. Në këtë rast edhe ne besimtarët përfshihemi në kët grumbull njerëzish. Djalli po kërkon të mbushë kohën sa që njerëzit nuk kanë më kohë për të menduar. Dita është plot me angazhime të ndryshme, dhe kur vjen darka mezi presin që të ulen dhe të pushojnë, duek menduar që i pret një ditë tjetër e lodhshme. Edhe pse ulen të pushojnë në darkë, pushimi i tyre nuk është i qetë, sepse mendojnë se çfarë do të bëjnë nesër. Fatkeqësish djalli përveç kohës ka mbushur edhe mendjen e njeriut. Kjo shpesh na ndodh edhe neve. Shpesh mendojmë që të shkojmë të pushojmë por shqetësimet i marrim përsëri me vete, kemi ndërruar vetëm vendin, dhe angazhimet që ne kemi i vazhdojmë edhe atëherë kur duhet të pushojmë. Harrojmë të mendojmë që një ditë do të na duhet ti lëmë të gjitha. Harrojmë që koha kalon dhe vitet gjithashtu, dhe ne i afrohemi çdo ditë e më shumë ditës kur ne do të takohemi me Zotin. Sikur në ditët tona të angazhimit të gjenim pak kohë për të menduar për gjërat e përjtëshme dhe për të pushuar në praninë e Tij. Si besimtar, për të mos rënë në kurthin e djallit duhet të jemi të kujdesshëm, që me gjithë angazhimet që kemi të dimë që të gjejmë kohë për të qëndruar me Zotin.

Edhe Jezusi duke parë dishepujt e tij që kishin nevojë pikërisht për këtë gjë i thotë: Mr 6:31 Dhe ai u tha atyre: "Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak".

Nuk e mohojmë faktin që jeta është e vështirë, sulmet e djallit janë të panumërta, dhe për ti përballuar duhet të marrim forca tek burimi i jetës. Pjetri jo më kot do të na paralajmëronte tek letra e 1 kap.5:8: "Rrini zgjuar sespse kundërshtari juaj djalli sillet si një luan vrumbullues duke parë që kë të përpijë". Për këtë arsye kemi nevojë që në një vend të vetmuar veçmas, siç thotë JEzusi, të shkojmë dhe të kalojmë kohë me Zotin, duke hedhur gjithë peshat mbi Zotin, siç na thotë edhe psalmisti. "Ai do ti mbajë të gjitha problemet tona, nëse ne ja besojmë atij". Dhe për të kujtuar që tek Ai gjejmë forca të reja për ët përballuar të gjitha provat që na paraqiten le të lexojmë tek Isaia 40:28-31, të cilat janë vargje shumë të njohura.

v.28, Isaia me këtë varg na thërret që të mendojmë për Zotin tone, për madhështinë e Tij, dhe ta adhurojmë Atë, duke mos harru atë që Ai ka bërë për ne. Mos vallë janë problemet tona shumë të mëdhaja sa që ne nuk mund tia besojmë ATij? Tek cili Zot kemi vënë besimin? A nuk është ai i gjithfuqishëm? A është diçka që mund të jetë e vështirë për Të? Me vargun 28 Isaia kërkon të na sjellë ne vete, duket sikur i thërret kujtesës sonë.

Dhe në vargun 29 na thotë që ky Perëndi i përjetësisë, i gjithdijshëm, i jep force të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit. Porn ë çfarë mënyre? Kjo patjetër nuk vjen në mënyrë automatike. Ne kemi nevojë që të rrimë mënjanë siç thamë më pare, me qëllim që të marrim forcën e duhur. Këtë force për të cilën ne kemi nevojë, nuk e gjejmë në asnjë vend tjetër. Siç ka thënë edhe Pjetri: Tek kush mund të shkojmë ne? Vetëm ti ke fjalë jete të përjetëshme. Sa do të donte Zoti që të mos humbasim kohë duke e kërku këtë force në vende të tjera. Shpesh ndodh që ne lodhemi duek shkuar sa andej këtej për me gjetë pak qetësi. Dhe ndoshta jemi të vetdijshëm që vetëm tek Zoti mund ti gjejmë, por nuk dëshirojmë të ndalemi dhe të shkojmë pikërisht tek ky vend qetësie dhe paqeje.

Në vargun 30 edhe Zoti pohon që ne do të pengohemi, do të mundohemi apo lodhemi, dhe do të rrëzohemi ndonjëherë, por kjo nuk duhet të na bëjë që të qëndrojmë në atë situate apo të dorëzohemi. Ku është shpresa jonë? Ku duhet ti çoj sytë për të kërkuar ndihmë? ….. vargu 31.

Le të mos lodhemi, dhe le të kujtojmë që dita e Zotit është afër. Le të na gjejë duke u mbështetur tek Ai dhe duke i shërbyer Atij pavarsisht nga dobësitë tona. Ai na njeh dhe na pranon ashtu siç jemi. Dhe për ta mbyll do te lexojmë e 1 Pjetrit 4:7.

Duke pare gjërat që janë duke ndodhur kohët e fundit, jam i bindur që siç thotë Pjetri fundi i të gjitahve u afrua. Shenjat që ne po shohim na tregojnë që Zoti është afër. Le të mos lodhemi duke ju folur atyre që kemi afër për shpresën që ne kemi. Duke ditur që nga momenti në moment Zoti mund të kthehet dhe të na marrë, dhe ata nuk do të kenë dikë që ti mund ti dëshmojë. Zoti na ndihmoftë që të qëndrojmë në praninë e tij vazhdimisht, për ta dëgjuar dhe për ti folur Atij.