Menu
Tablet menu
A+ A A-

A duhet ta marrë mëkatin Seriozisht?

           

Kur dihet diagnoza e një sëmundje, shtrohet pyetja: Sa është sëmundje serioze'. Aq më tepër është e nevojshme të shtrohet pyetja shpirtërore esëmundjes fatale të mekatit. Shumica pranojnë shpeshherë me gjithë qejf se janë mëkatarë, duke mos e kuptuar domethënien e tij.

Ata e trajtojnë mëkatin sikur të ishte vetëm njëfarë karakteristikë e natyrës njerëzore, ose justifikohen duke thënë: Śtë gjithë bëjnë kështu'. Por këto deklarata i shmangen thelbit të çështjes.
A është mëkati serioz? Ja disa gjëra që thotë Bibla në lidhje me ty si mëkatar:Ti je i poshtëruar. Kjo s'do të thotë se ti je aq i keq sa s'mundet më, e as se vazhdimisht bën çdo mëkat të mundshëm. As që nënkuptohet se ti nuk mund ta dallosh të mirën nga e keqja, as që nuk bën gjëra të cilat janë të këndshme dhe ndihmuese. Por do të thotë se mëkati ka pushtuar çdo pjesë të natyrës dhe personalitetit tënd. Ai ka pushtuar: mendjen, vullnetin, dëshirat, ndërgjegjen, prirjen dhe imagjinatën tënde. Bibla thotë: Zemra është mashtruese mbi të gjitha dhe e pashërueshme. Thelbi i problemit tënd s'është se ç'po bën, por se çfarë je! Ti bën mëkat, sepse je mëkatar.

Ti je i ndyrosur. Bibla këtu na thotë troç: Në të vërtetë, prej njeriut rrjedhin mendime të këqija siç janë; imoraliteti, vjedhja, vrasja, kurorëthyerja, lakmia si edhe gjëra të tjera të këqija si, mashtrimi, epshi, zilia, shpifja, mendjemadhësia dhemarrëzia. Vëreni në listë tri gjëra të cilat janë: mendimet, fjalët dhe veprat e njeriut. Kjo tregon që para syve të Perëndisë çdo mëkat është barazisht serioz. Disa kufizojnë idenë e tyre të mëkatit në kategori të tilla si: vrasja, kurorëshkelja, dhe vjedhja, por Bibla e bën të kjellët se ne nuk kemi të drejtë të mendojmë ashtu për mëkatin.
Mëkat është çdo gjë që nuk arrin standartin e përsosur të Perëndisë. Çdogjë që flasim, bëjmë ose mendojmë nëse nuk është sipas përsosmërisë së standartit të Perëndisë është mëkat. Tani bëj ballë kësaj pyetje: Kush mund të thotë,'E kam ruajtur zemrën pastër, jam i panjollosur dhe s'kam mëkat? A mund të thuash ti kështu? Nëse jo, atëherë ti je i njollosur.
Ti je kundërshtar. Bibla na mëson se paligjshmëria është mëkat, d.m.th. rebelimi i paramenduar kundër autoritetit dhe ligjit të Perëndisë. As një ligj shtetëror nuk të shtyn të gënjesh, të mashtrosh, të kesh mendime të liga ose të mëkatosh në ndonjë mënyrë. Ti vetë zgjedh të
mëkatosh apo jo? Ti vetë zgjedh ta shkelësh ligjin e shenjtë të Perëndisë. Ti me paramendim nuk e dëgjon atë dhe kjo është me të vërtetënjë gjë serioze, sepse Perëndia është gjyqtar i drejtë: çdo ditë i dënon fajtorët. Perëndia në këto raste s'mund të jetë kurrë i butë, dhe të jesh i sigurt që bile asnjë mëkat s'do të shpëtojë pa u dënuar.
Disa dënime të Perëndisë kryhen që tani në këtë jetë (edhe pse dënimet e tij nuk i njohim). Por dënimi i fundit do të jepet pas vdekjes, në Ditën e  Gjykimit,secili prej nesh do t'i japë llogari Perëndisë për vetvete.
(Jeremia 17,9; Marku 7,21-22; Fjalët e urta 20,9; 1 E Gjonit 3,4; Psalmi 7,11; Romakëve 14,12)


                                        

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Daniele D`Aversa

Daniele D`Aversa

06-11-2014 Hits:921 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Marco Soccio

Marco Soccio

19-02-2014 Hits:1085 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Ishte momenti të kthehesha te Zoti (Irene C.)

Ishte momenti të kthehesha te Zoti (Irene C.)

22-11-2015 Hits:802 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Style I Style II Style III