Menu
Tablet menu
A+ A A-

Dhurata më e madhe !

Për shumë njerëz Krishtlindja është festa e familjes, e kishës dhe e dhuratave. Një ngjarje që na bën të gjithë të gëzohemi. Ndërsa për të tjerë, Krishtlindja është festa e vetmisë dhe për të tjerë akoma festa e dëshpërimit. Numri i atyre që kryejn vepra të dëshpëruara rritet nga Krishtlindja në Krishtlindje. Bëhet fjalë për një statistikë që tregon se nuk është kuptuar ҫfarë është në të vërtetë Krishtlindja.

Krishtlindja na tregon për një dhuratë të madhe që Zoti na ofron. Të gjitha dhuratat që mund të bëjmë neve nuk mund të krahasohen me dhuratën e madhe që Zoti bëri për ne. Vlera e kësaj dhurate është pafundësisht e madhe: pasuron jetën tonë, e bën të denjë për ta jetuar.

Zoti njeh dëshirat edhe nevojat tona. Ai e di sa shumë borxhlinjë jemi për shkak të mëkateve tona. Nuk bëhet fjalë për një borxh financiar, por të një borxhi ndaj Perëndisë për shkak të mosbindjes sonë. Një borxh bankar mund ta paguajmë në një të ardhme të afërt, por borxhin tonë ndaj Perëndisë ne nuk mund ta paguajmë kurrë. Nuk ka rëndësi sa shumë impenjohemi, veprat e mira nuk do të mund të jenë asnjëherë të mjaftueshme për të zgjidhur këtë borxh (Efesianëve 2:8-9)

Mëkati ynë na ndan nga Perëndia. Isaia 59:2 Lexojmë: ". ... Paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj". Kjo ndarje midis Perëndisë dhe njeriut ekziston që kur njeriu jeton në tokë dhe gjithashtu do të zgjasë në përjetësi. Zoti thotë në fjalën e tij (1 Korintasve 6:9) "A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë?”

Dhurata e madhe që Perëndia na jep është pastrimi i mëkateve dhe faljen e të gjitha mëkateve tona. Ai dëshiron të na çlirojë nga dënimi "ndarje të përjetshme nga Perëndia, dënim të përjetshëm" (Zbulesa 20:10, 15). Ai dëshiron që ne të bëhemi bijë të Tij dhe trashëgimtarë të mbretërisë së Tij. Prandaj Perëndia dërgoi birin e tij, Jezus Krishtin, në këtë tokë.

Krishtlindja na kujton lindjen e Jezusit në Betlehem rreth 2000 vjet më parë. Jezusi u bë një qenie njerëzore si ne. Megjithatë, jeta e tij u dallua nga ajo e një njeriu normal. Jezusi jetoi një jetë krejtësisht të paqortueshëm. Ai kurrë nuk ka kryer një mëkat dhe gjithmonë ka treguar me mrekullitë e Tij dhe veprat e Tij se Ai është Shpëtimtari i shpallur në Dhiatën e Vjetër. Me vdekjen e në kryq, Ai mori mbi vete të gjitha mëkatet tona. Perëndia e pranoi dhe pohoi këtë sakrificë duke ringjallur Jezusin prej së vdekuri. Jezusi tani shërben si avokat për këdo që dëshiron të shkojëpërmes tij tek Ati. Arsyeja për ardhjen e Jezusit në tokë është shpjeguar te Mateu 1:21 në këtë mënyrë:"Dhe ajo [Maria] do të lindë një djalë dhe ti do t'i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre."

Me gjithë gëzimin e Krishtlindjes është e lehtë të harrojmë se nuk është në rradhë të parë të qenit së bashku, por marrëdhënia jonë me Perëndinë. Për të qenë më i qartë ka të bëj me çlirimin e mëkateve dhe shpëtimin tonë.

Prandaj dëshiroj të të pyes: "A ke pranuar dhuratën e madhe nga Perëndia?" Nëse po, atëherë ke çdo arsye për të festuar me gëzim Krishtlindjen.

 

Nëse "dhurata e madhe" nuk është bërë akoma edhe dhurata jote, Zoti po ta ofron atë sot. Lexojmë 1 Gjoni 1: 9:"Po t'i rrëfejmë mëkatet tona, Ai [Jezusi] është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi."

Në lutje mund të flasësh me Jezusin dhe të rrëfesh të gjitha dështimet dhe mëkatet për të cilat ju jeni të vetëdijshëm. Mund ti drejtosh gjithashtu të gjitha ato mëkate të cilat nuk i mban më mend. Ai falë me kënaqësi. Por mos undal vetëm në këtë. Thuaj Jezusit se që nga ky moment e në vazhdim, do ti besohesh plotësisht atij dhe do ti përkasësh vetëm atij. Ftoje të marri pjesë në jetën tënde dhe lejoje të bëhet udhëheqësi yt. Nëse pranon Jezusin në jetën tënde, atëherë Ai do të bëjë një fëmijë të Perëndisë (Gjoni 1:12).

Vendimi për Jezusin është padyshim hapi më i rëndësishëm që do të bësh ndonjëherë në jetën tënde. Bibla e përkufizon atë si një pendim apo konvertimit (Veprat 3:19).

Pasi je lutur, siç shpjeguam më lart, falënderoje Jezusin se Ai vdiq për mëkatet e tua, që të ka falur dhe dhuruar një jetë të re të përjetshme. Do të përjetosh se dhurata e ofruar nga Jezusi është dhurata më e madhe nga të gjitha.

Manfred Röseler

Përkthehu: Orkida Nasi Soccio

Title of the original Edition: Das beste Geschenk                    

( Bruderhand-Medien )

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Dhimbja e vdekjes (Guido Fioretto)

Dhimbja e vdekjes (Guido Fioretto)

24-04-2016 Hits:699 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Largohu nga katolicizmi.(Orazio T.)

Largohu nga katolicizmi.(Orazio T.)

11-04-2016 Hits:809 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Futbolli ishte gjithҫka! (Salvatore Del Prete)

Futbolli ishte gjithҫka! (Salvatore Del Prete)

29-12-2015 Hits:778 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Style I Style II Style III