Menu
Tablet menu
A+ A A-

6) Ejani të shikoni një njeri që më ka thënë gjithçka që kam bërë; vallë mos është ky Krishti? Dolën, pra, nga qyteti dhe erdhën tek ai. Gjoni 4,29-30

Çështjet në rendin e ditës për bisedime në konferenca të mëdhaja ndërkombëtare shtrohen gjatë përgatitjeve paraprake. Shpesh ky është proces i lodhshëm. Për disa çështje mundësitë për marrëveshje janë të pakta. Kështu që këto çështje hiqen nga rendi i ditës, në mënyrë që konferenca të mos dështojë qysh në fillim. Kjo është metodë në të cilën ne jemi ekspertë të gjithë, madje edhe në çështjet që kanë të bëjnë me Perëndinë. Shumë veta janë të gatshëm të flasin për Perëndinë, madje disa edhe me vetë Atë. Por çështje të caktuara shmangen, p.sh. sjellja në familje, thënia e së vërtetës absolute, sjellja seksuale dhe shumë të tjera.

Por Perëndia nuk është i gatshëm t'i përjashtojë këto çështje delikate. Ai do që ne të flasim pikërisht për këto çështje, sepse Ai ka për të thënë diçka të rëndësishme për to. Cilido që përpiqet ta shmangë çështjen e fajit dhe të ndëshkimit, do të vërejë se Perëndia hesht. Kështu ishte kur Biri i Perëndisë ishte këtu në tokë, Ai i la farisenjtë e vetëdrejtë tek orvateshin ta sprovonin a të grindeshin me Të (shih Mateu 16,4: Marku 8,13). Nga ana tjetër, Ai gjeti kohë t'i ndihmonte të gjithë ata që shkuan tek Ai me shqetësimet e tyre, si gruaja mëkatare që e kërkoi, duke derdhur lot pendimi. Ai i tha asaj: «Mëkatet të janë falur.... Shko në paqe!» (Luka 7,36-50).

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Marco Soccio

Marco Soccio

19-02-2014 Hits:1085 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Pse unë kam vendosur të ndjek Jezus Krishtin?

Pse unë kam vendosur të ndjek Jezus Krishtin?

13-03-2014 Hits:933 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Siguria ёshtё  vetëm në Jezus Krishtin    (Angela Fulgaro / Soccio)

Siguria ёshtё vetëm në Jezus Krishtin …

24-04-2016 Hits:687 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Style I Style II Style III