Menu
Tablet menu
A+ A A-

5) Zot, lëre edhe këtë vit, që po dha fryt, mirë; përndryshe, pasta] do ta presësh. Luka 13,8-9

Në njërën prej shëmbëlltyrave të Tij Zoti Jezu Krisht foli për pemën e fikut. Pronari i saj kishte pritur të bënte fryte për tre vjet dhe tani ishte gati ta priste. Megjithatë, vreshtari, i cili pa dyshim kishte bërë ç'të mundte për pemën, i tha të zotit t'i jepte edhe një mundësi: ai duhej të shkriftonte dheun dhe ta plehëronte. Pastaj mund të vendoste ta priste. Për pemën viti i fundit kishte filluar: ose të bënte fryte, ose i kishte ardhur fundi.

Mijëvjeçari i tretë qysh nga lindja e Krishtit ka filluar tashmë. Ç'durim ka treguar Perëndia duke na dhënë vit pas viti! Shembulli i sotëm duhet të shërbejë si mësim për ne. A janë në rregull gjërat me Perëndinë? «Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit» (2 Korintasve 6,2). Zoti «nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim›› (2 Pjetrit 3,9). Ai mundohet me ne ashtu si vreshtari në shëmbëlltyrën e sotme nga Bibla. Kjo është arsyeja që na dhe një vit tè ri. Ai dëshiron t'i flasë ndërgjegjes sonë përmes Fjalës së Tij, Biblës. Kush ka jetuar i ndarë nga Ai, duhet ta pranojë faktin. d.m.th. të pendohet dhe të kthehet në besim. «Zot, Iëre edhe këtë vit» Kjo është lutja e shumë të krishterëve për të afërmit dhe fqinjtë e tyre që nuk e kanë bërë këtë hap. A je ti njëri prej tyre?

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Siguria ёshtё  vetëm në Jezus Krishtin    (Angela Fulgaro / Soccio)

Siguria ёshtё vetëm në Jezus Krishtin …

24-04-2016 Hits:687 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

U përpoqa ti jepja fund ditëve të mia.(Pina)

U përpoqa ti jepja fund ditëve të mia.(Pina)

29-12-2015 Hits:786 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Begnamino M.

Begnamino M.

10-02-2017 Hits:546 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Style I Style II Style III