Menu
Tablet menu
A+ A A-

4) Në rast se nuk e dëgjojnë, do të vdesin pa ardhur në vete. Jobi 36,12

Vitet e fundit numri i tragjedive njerëzore duket sikur po shtohet gjithmonë e më shumë. Mendja më shkon te fatkeqësia e para disa viteve në alpet e Austrisë, kur një tren i mbushur me skitarë mori flakë në hyrje të tunelit. Disa prej udhëtarëve arritën të thyenin xhamin e një dritareje dhe të dilnin prej vagonit. Një burrë i moshuar thirri: «Shkoni poshtë, jo lart! Zjarri ngrihet lart gjithmonël» Ata e dëgjuan këshillën e tij dhe shpëtuan. Pjesa tjetër e udhëtarëve, mbi 160 veta, u dogj për vdekje ose u mbyt nga tymi helmues tek u ngjit lart në tunel. Ç’këshillë të vyer dha burri i moshuar! Dhe sa të mençur u treguan ata kur e dëgjuan! Ajo këshillë kishte të bënte me dallimin midis jetës e vdekjes.

Lexues i dashur, a mund ta përfytyrosh të vraposh me kokën përpara drejt një zjarri të çmendur? Por pikërisht kështu veprojnë të gjithë ata që e kundërshtojnë Shpëtimtarin Jezu Krisht. Bibla paralajmëron ferrin si ndëshkimin e Perëndisë për mëkatarët. Të shumtë janë ata që e përqeshin idenë e ferrit, ndonëse përqeshja e tyre nuk ka arritur t'i largojë gjërat e pakëndshme që ekzistojnë. Biri i Perëndisë ka thënë qartë: «Eshtë më mirë për ty të hysh dorëcung në jetë, sesa të kesh dy duar dhe të shkosh në zjarrin e pashueshëm» (Marku 9,43). Perëndia nuk mund të gënjejë: kërcënimi që bën për gjykimin, do të përmbushet. Por Ai dha me hirësi Birin e Tij për të zënë vendin tonë në gjykim. Atje mëkatet tona u vunë në Të. Për shpëtim Perëndia kërkon pendim dhe besim në Personin dhe veprën e Birit të Tij të dashur.

Pranoje Atë në zemrën tënde. Zoti Jezus thotë: «Atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë» (Gjoni 6,37), Ndiqe këshillën e Tij! Ajo bën të qartë dallimin midis jetës së përjetshme dhe ndëshkimit të përjetshëm.

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Salem Ish Musliman

Salem Ish Musliman

15-11-2014 Hits:714 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Atij i qoftë lavdia. (Leonardo Bux)

Atij i qoftë lavdia. (Leonardo Bux)

24-04-2016 Hits:457 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III