Menu
Tablet menu
A+ A A-

3) Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur zemër të urtë. Psalmi 90,12

Frika e Zotit është zanafilla e diturisë. PsaImi 111,10

Eshtë e lehtë të marrësh në dorë një kalendar të ri dhe të lexosh fletët e para. Megjithatë, kjo duhet të na bëjë të mendohemi. Disa mund të habiten pse ca njerëz shqetësohen për atë se çka do t'u sjellë Viti i Ri. C'do të na ndodhë në 365 ditët e vitit? Por tani për tani ato janë të mbuluara me fshehtësi. Sa do të plotësohen dëshirat e urimet që kemi shkëmbyer me të afërmit, miqtë e fqinjët? Kemi mirëkuptim për ata që e hedhin vështrimin në Vitin e Ri me ca shqetësim, Ata kanë shkas për këtë. Situata në këtë botë dhe gjendja e zemrës njerëzore - e cila vërehet lehtë në çështjet morale, - vështirë se të bëjnë optimist.

Të krishterët, dhe me këtë kemi parasysh besimtarët e vërtetë që janë dishepuj të vërtetë të Zotit Jezu Krisht, kanë paqe të brendshme. Kjo paqe ua bën të mundur ta vështrojnë të ardhmen pa iluzione, pasi ata mund të mbështeten te Fjala e Perëndisë, e cila hedh dritë mbi ngjarjet e ardhshme. Edhe sikur hollësitë e përpikta të mos jenë saktësuar, vija e përgjithshme është e qartë, Ajo që e mban tokën dhe banorët e saj në kurs mes gjithë rrethanave të ndryshme, është në dorën udhërrëfyese të Perëndisë.

E ardhmja e gjithë njerëzimit, si dhe ajo e çdo individi, mund t’i Iihet me siguri Atij, me kusht që ne të jemi të qartë për çështjet themelore: kuptimi i jetës, problemi i ligësisë, vuajtja e vdekja, dhe çështja e jetës pas vdekjes. Përgjigjet për këto çështje jepen në Bibël. Prandaj dëshirojmë t'u vëmë në dukje lexuesve tanë këtë libër të vyer, në të cilin ata mund të mësojnë se si ta kalojnë këtë Vit të Ri me Jezu Krishtin.

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Alkooli, droga dhe okultizmi ( Oliver Fischer )

Alkooli, droga dhe okultizmi ( Oliver Fischer )

17-09-2016 Hits:588 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Giuseppe B.

Giuseppe B.

08-02-2017 Hits:494 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Orkida

Orkida

12-12-2014 Hits:964 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Style I Style II Style III