Menu
Tablet menu
A+ A A-

8) Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai. Psalmi 37,5

Ti nuk di se ç'mund të sjellë një ditë. Fjalët e Urta 27,1

Këto ditë shumë veta do t'i béjné pyetje vetes: «Cdo të sjellë për mua ose për ne ky vit'?» Kjo pyetje është me vend ditët e para të vitit pasi ngjarjet dallohen nga njëra-tjetra nga viti në të cilin ndodhin, qofshin të një natyre vetjake apo historike. Ngjarjet në jetën tonë sjellin edhe gëzim, edhe hidhërim, Shumica prej nesh do të dëshironte të dinte se ç'ras!e të Iumtura na presin dhe do të bënte gjithçka të mundur për të shmangur gjithçka që shkakton hidhërim.

A jemi të gatshëm ta pranojmë se Perëndia mban çelësin e jetës sonë? Apo e lëmë gjithçka në dorë të rastësisë së mirëfllltë a madje besojmë se e kemi vetë në dorë fatin tonë? Kush beson idenë e fundit duhet ta pranojë se sëmundjet serioze a ngjarjet tragjike dëshmojnë se një besim i tillë është i gabuar. Të dyja e ndryshojnë thelbësisht drejtimin në të cilin do të dëshironim ta çonim jetën tonë.

Mbreti Ezekia u sëmur rëndë, por, kur u shërua, e pranoi se ndërhyrja e Perëndisë kishte qenë për bekimin e tij: «Ja, është për paqen time që kam provuar hidhërim të madh; por në dashurinë tënde ke çliruar shpirtin tim nga gropa e korruptimit, sepse i ke hedhur prapa krahëve të tua të tëra mëkatet e mia›› (Isaia 38,17).

I këshillojmë lexuesit ta fillojnë Vitin e Ri duke e lënë veten në duart e Perëndisë, duke e kërkuar vullnetin e Tij përmes leximit të Biblës. Ai nuk do të rri pa u përgjigjur. Ai do të tregojë rrugën e bekimit dhe të shpëtimit në Birin e Tij, JezuKrishtin. Ai të jep paqen që nevojitet për t'u ballafaquar me vështirësitë që na dalin rrugës. Si Ezekia, mund ta kuptojnë pastaj se kanë një mjet për forcimin e besimit tek Ai.

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Giuseppe B.

Giuseppe B.

08-02-2017 Hits:538 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Zoti nuk mё kishte braktisur! ( Felice D. )

Zoti nuk mё kishte braktisur! ( Felice D. )

16-09-2016 Hits:542 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

David Soccio

David Soccio

19-02-2014 Hits:1029 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Style I Style II Style III