Menu
Tablet menu
A+ A A-

1) Shko me këtë fuqi që ke. Gjyqtarët 6,14

PregareDjali i fermerit nuk dorëzohej aq lehtë: armiku po shkatërronte vendin, duke prishur drithin dhe duke dëmtuar bagëtinë. Kudo kishte varfëri dhe mjerim. Njerëzit po vdisnin nga uria. Heroi ri po përpiqej të shpëtonte ç'të mundte, në mënyrë që familja e tij të kishte diçka për të ngrënë. Duhej të ecje disa orë për ta fshehur misrin në shpella ose për ta marrë prej andej. Kjo periudhë e tmerrshme nuk dukej se do të përmirësohej. Vështirë se ishte koha për të pritur ndonjë mesazh prej Perëndisë. Perëndia? Ku ishte Ai? Ai nuk kishte ndërhyrë për ta ndrequr situatën, ndonëse lzraeli – dhe kjo ndodhi ka të bëjë me Izraelin - kishte marrëdhënie besëlidhjeje me Perëndinë, i cili kishte premtuar se Ai do ta përkrahte dhe do të kujdesej për popullin e Tij. Në këtë pikë Perëndia iu shfaq Gideonit, - siç na njofton libri i Gjyqtarëve, - dhe i drejtoi djaloshit fjalët e mësipërme. Perëndia e udhëzoi atë ta shpëtonte popullin e vet nga armiku i fuqishëm. Si do të reagonim ne nëse Perëndia do të na drejtohej me një urdhër kaq të fortë? A do të përgjigjeshim: «S'kam kohë tani. Le që gjendja është e pashpresë: secili sheh punën e vet»

Por Perëndia na parashtron sot kërkesa; këtë fakt nuk mund ta shpërfillim. Dhe Ai i bën ato mjaft të qarta: «Duhet të jetosh për mua!›› ose «Hiq të gjitha mbeturinat nga jeta jote, si kokëfortësinë, krenarinë dhe egoizmin, dhe prano shpëtimin që po të ofrojl». Kur bën thirrje Perëndia, - dhe Ai po thërret ende sot, - atëherë duhet t'i bindemi, sado të vështira qofshin kohët.

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Katia L.

Katia L.

06-01-2017 Hits:506 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Style I Style II Style III