Menu
Tablet menu
A+ A A-

Katia L.

Përshëndetje të gjithëve, unë jam Katia Longo. Dёshiroj t ju tregojë eksperiencёn time me Jezusin.

Falë Zotit kam pasur privilegjin që jam lindur dhe rritur në një familje besimtarësh, kjo nënkupton

se prindërit e mi e njihnin Zotin dhe i shërbenin Atij nё Kishë. Jam rritur me mësimin e Fjalës së Perëndisë, me takimet e tё dielёs dhe aktivitete të ndryshme të Kishës. Rritja në Kishë, në mes të besimtarëve dhe ambjenti i krishterё që kisha në shtëpi, më kanё mbrojtur nga bërja e përvojave të këqija. Kështu që nga lindja kam njohur Jezusin, dashurinë e Tij për botën dhe se Ai kishte vdekur edhe për mëkatet e mia. Por kuptimin e vërtetë tё këtyre fjalëve e kam zbuluar gradualisht. Një mbrëmje isha në dhomë me motrën time, nuk mundesha të flija, dhe i tregova asaj pёr gjёrat qё kisha frikё. Frika ime kryesore ishte gjithmonë e njëjta, e dija se një ditë Zoti do të kthehet për të marrë kishën e tij dhe kisha frikë se nuk do tё isha me ta në atë moment. Motra ime u përpoq të mё siguronte, duke më thënë se në qoftë se kam pranuar Jezusin si Shpëtimtarin tim personal, nuk duhet të shqetësohem. Në fillim ndihesha e qetë, edhe pse mbaja gjithmonë një sy të hapur për kontrolluar nёse ajo ishte ende aty. Në atë kohë i vёrtetova Zotit synimin për ta bërë Zot dhe Shpëtimtar tё jetës sime, dhe fillova gjithmonë e mё shumё të studioj Fjalës e Tij dhe të shërbej në Kishë. Vargu që mё ka shoqëruar në kohë të vështira, është shkruar në Psalmin 91:15 që thotë: "Ai do të më kërkojë dhe unë do të përgjigjem, unë do të jem me të në fatkeqësi, Unë do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj. "Zoti është gjithmonë pranë nesh, edhe në qoftë se ne nuk e shohim apo dëgjojmë praninё e Tij. Shpresoj se edhe ti, gjithashtu, mund të marrësh këtë vendim, ashtu si e mora edhe unё, për të ndjekur Perëndinë dhe pёr ta bërё Atё Shpëtimtarin personal të jetës tёnde.

Katia Longo

Jezusi më çliroi nga depresioni (Anna D.)

Përshëndetje të gjithëve, unё quhem Anna Del Prete,jam 37 vjeç, e martuar me 4 fëmijë. Jetoj në Gjermani, që nga mosha 9 vjeçare. Jam rritur në një familje katolike dhe kam besuar gjithmonë se ka pasur një Perëndi, por nuk kam besuar nё ekzistencën e shenjtorëve. Kam jetuar gjithmonë me traditat katolike. Njё ditë, vjen pёr vizit kunata ime Cristina, ajo filloi të me flasë me entuziazëm pёr një Perëndie të dashur. Ajo më tha se kishte filluar të frekuentonte një komunitet të krishterë ungjillore. Pas pak kohësh për kuriozitet shkova me të, por kuptova qё vetёm mërzitesha, shkoja thjesht për të shoqëruar motrën time Michela. Duke qёnё se shkoja pa dёshirё, vendosa të mos frekuentoja mё. Pas një periudhe kohore, arrita në njё moment nё jetën time, ku kam vuajtur nga depresioni, kisha shumë frikë, isha gjithmonë duke qarë pa asnjë arsye, isha shumë agresive, ndihesha një grua padobishme. Kështu kërkova ndihmë te mjekët, të cilët më shkruan ilaçe kundër depresionit, me shpresën se jeta ime do të rregullohej. Por kuptova se isha shumë nën ndikimin e ilaçeve, aq shumë sa që nuk isha më unё, më dukej sikur nuk isha më nё gjendje të provoja asgjë, nuk kisha mё ndjenja. Një ditë kёrkova të takohesha me Tonin dhe Irenen, dhe fola me ata në lidhje me problemin tim, më këshilluan që ta vendosja jetën time në duart e Zotit, dhe se vetëm Ai mund të mё ç?lironte nga ky problem. Pas atij takimi shkova në shtëpi dhe i hodha nё plehra tё gjitha ilaçet antidepresive dhe fillova ti lutem Zotit. Nga ai moment aty kuptova se vetëm Zoti mund të më japë forcë për të vazhduar para. I kërkova Zotit falje pёr mëkatet e mia, dhe që nga ajo ditë u ndjeva e lirë dhe e plotësuar. Falenderoj Zotin tim Jezus që më dha gëzim dhe paqe në zemër. Dëshira ime sot është që të ndaj dëshminë time me ju, dhe ta bëjë atë publike me anë të pagëzimit në ujë.

Anna

Hapa gojёn dhe me lot iu luta Zotit (Enza C.)

Përshëndetje të gjithëve, unё quhem Enza C. Jam e martuar dhe kam dy vajza. Unë kam lindur në një familje tё krishterё, por nuk isha e vendosur për Perëndinë. Një pasdite erdhёn në shtëpinë e motrës sime Giusi, e cila ishte njё besimtare, familja Soccio, ata flisnin pёr Zotin, menjёherё mё preku zemrën dhe dëgjova një zë që mё shtynte tё lutesha dhe të pranoja Jezusin në jetën time. Atëherë hapa gojën dhe me lot iu lut Zotit. Prej 4 vitesh që frekuentoj takimet. Sot dua tu dëshmoj të gjithëve, edhe miqëve tё mi, qё unë jam një fëmijë i Perëndisë. Në Bibël te Ungjijtё lexojmё:

Gjoni 1: 2: "Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë;, atyre që besojnë në emrin e tij."

 

Enza C.

Atij i qoftë lavdia. (Leonardo Bux)

Përshëndetje të gjithëve, unë quhem Leonardo Bux dhe dua tju tregoj çfarё Jezusi ka bërë në jetën time. Vij nga Puglia (San Nicandro Garganico- Itali). Çdo të dielë shoqёroja gruan time në takimet e kishёs, por unë nuk isha aspak i interesuar për të marrë pjesë. Kështu, pasi e kisha shoqёruar atë, merja makinën dhe shёtisja vendin. Një tё diel, pasi shoqёrova gruan time në kishë, shkova në kërkim të një mekaniku për makinën, por pastaj ndodhi qё nuk po gjeja dot mё rrugën për tu kthyer në shtëpi. U luta brenda meje, duke i kërkuar Perëndisë të më ndihmonte. Pas pak vure re se isha afër te kisha. Duke parë orën, kishёn mbetur akoma 30 minuta për të përfunduar! "Çfarë të bëj tani? Të shkoj në shtëpi, apo tё futem brenda, e tё pres që të përfundojë takimi, për të marrë gruan time? " U binda për të hyrë brenda. Vëllai i cili ishte duke folur më bëri të reflektoj mbi jetën time;  duke hedhur njё sy rreth e rrotull në takim, pashë dashurinë që tregonin besimtarët ndaj njëri-tjetrit dhe kjo më bёri shumё pёrshtypje. Fillova të frekuentoja takimet dhe i jam shumё  mirënjohës Perëndisë qё munda tё njohё dashurinë e tij, manifestuar në Jezu Krishtin, Shpëtimtarin e botës. Atij i qoftë lavdia.

Dhimbja e vdekjes (Guido Fioretto)

Unë kam lindur në një familje besimtarësh. Kur babai im vdiq isha vetëm nëntë vjeç dhe brenda meje kisha një dhimbje e madhe, isha mbyllur në veten time sepse isha shumë i lidhur me babanë tim. Por duke lexuar Biblën dhe duke u lutur kuptova se vetëm Perëndia mund të shërojë dhimbjen time. Në atë kohë Zoti më q?ndronte gjithmon? e m? afër dhe un? e kam k?rkuar gjithmonë e më shumë, sepse kisha nevoj? për tu mb?shtetur diku. Para se të pranoja Jezusin në zemrën time kam pasur dyshimet e mia, sepse kërkoja që lutjet e mia t? merrnin përgjigje menjëherë. Unë lutesha gjithmonë për shërimin e babait tim dhe prisja një përgjigje pozitive. Por kuptova q? Perëndia ka një plan për ne të gjithë dhe Ai e di kur duhet të na përgjigjet dhe ne duhet të kemi besim dhe durim që të udhëhiqemi nga Ai. Përvoja më e bukur e jetës sime ndodhi vitin e kaluar, ku duke shkuar n? kamp si çdo vit, por ky kamp ishte ndryshe nga të tjerët për shkak se vëllai q? po predikonte na udhëhoqi n? një studim që më bëri të mendoj shumë për mëkatet e mia dhe besimin tim. Ky vëlla foli p?r Enokun, i cili eci me Perëndinë treqind vjet, dhe p?r shkak t? besimit u rr?mbye q? t? mos shikonte vdekjen. M? para mendoja se vetëm pas vdekjes do të m?sonim n?se ish?m t? shpëtuar apo jo, në lidhje me sjelljen tonë. Fjalia që ndryshoi jetën time ishte: "Zoti im e l? jetën time n? duart e tua." Në atë moment ndjeva një ndjenjë lehtësimi dhe paqe. ?sht? gabim të thuhet se kur kthehesh n? besim të gjitha problemet janë t? zgjidhura, se marrëdhëniet me të tjerët bëhen m? t? lehta, se jeta është e plotë dhe e lumtur. Por me Zotin tonë, ne do të kalojm? të gjitha vështirësitë. I b?j ftesë të gjithë të rinj?ve për të përjetuar këtë përvojë të bukur me Zotin, dhe përsëri e falënderoj Zotin që më ka dh?n? një nënë të dashur dhe të duruar, sepse q? fëmijë më ka folur p?r Jezusin. Zoti na bekoftë.

Guido Fioretto

News

deshmi

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III