Menu
Tablet menu
A+ A A-

Dëshmia e një Myslymani

Unë u rrita si nje mysliman i devotshem. Kur isha i ri, babai me shtynte me zor qe te shkoja ne xhami dhe te zbatoja te gjitha ritet e zakonet.

Por mua s'me pelqente te lutesha me te shtyre! Shpesh i thirrja Zotit me lot ne sy: "Zot, dua te te njoh. Me fol!"
Njehere, isha ulur ne tren afer nje te huaji te quajtur Bill. Biseduam dhe filluam te njiheshim me njeri-tjetrin. E takova ate perseri pas ca
kohesh. U habita kur degjova se ai ishte kristian. Me tregoi nje Kuran. Me pyeti: "Une jam kristian dhe kam nje Kuran.

Ti je mysliman - a ke nje Dhiate te Re?""Jo, perse duhet ta kem? Eshte e ndaluar"- iu pergjigja."A mund ta ma tregosh vargun ne Kuran, qe e ndalon kete?", me pyeti ai. Une s'mundja. E kisha degjuar nga Imami qe ishte e ndaluar.Billi me tregoi vargun ne Kuran qe thote se ne duhet te lexojme edhe librat e hershem, jo vetem Dhiaten e Re (Ungjillin), por gjithashtu edhe Moisiun dhe Profetet. Njeheretjeter, i bera pyetjen Billit: "E si mund te kete bir Perendia? Do te digjesh pergjithmone ne ferr po e besove kete. Lerme te te shpetoj nga ky besim i rreme".Ai m'u pergjigj: "Ji i sinqerte dhe mos e refuzo te verteten. Perendia te  krijoi dhe Ai eshte ne gjendje te te jape pergjigje. Pyete Ate!" Keto fjale sikur nisen nje stuhi ne zemren time! Deri ne ate kohe, une isha i ambientuar me zakonet islamike. Billi me tha: "Ulu ne gjunje ne dhomen tende dhe pyete Perendine ne emrin e  Budes, te zotit te hinduve, ne emrin e Muhamedit dhe ne emrin e Jezusit. Shih se kujt emri do i pergjigjet Ai."Lava fytyren, mbylla deren e dhomes sime, mbylla dritaren, dhe u gjunjezova para Perendise dhe i thashe: "Zot, une te jam lutur Ty gjate gjithe  ketyre viteve. Ti e di zemren time. Une dua te te njoh Ty. Fol me mua. Ti je Perendia qe me krijoi. Eja tek une ne emrin e Budes."Prita. Asnje pergjigje."Eja tek une ne emrin e perendive Hindu. Nese deshiron, une do t'i adhuroj te gjitha keto perendi."Asgje nuk ndodhi per 10 minuta. Pastaj u luta ne emrin e Muhamedit me nje zemer te renduar. Gjate gjithe ketyre viteve, i isha lutur Allahut. Me lot ne sy, prita per 10, 20, 30 minuta. Asnje pergjigje.Pastaj, pa deshire, thashe: "Nese do qe une te lutem ne emrin e Jezusit, atehere te lutem eja dhe fol me mua." Nuk m'u desh te prisja 30 minuta:ne ate moment, m'u be sikur dikush hyri ne dhome. M'u ngriten qimet e kokes perpjete! Ndjeva sikur dikush po me prekte qe nga koka deri tek kembet.Degjova nje ze qe me tha: "Omar, Une jam Jezusi, Zoti yt. Une te dua. A deshiron te dish me shume?"Une therrita: "Jo, Zoti im. Une te besoj Ty. Qe tani e tutje, Ti je Zoti im. Sot, Ti me je pergjigjur".Nuk kisha gjume ate nate. U pagezova shume shpejt pas kesaj ngjarjeje, dhe sot i sherbej Jezusit.

 



Mare nga: http://www.lwbc.co.uk

Ata nuk më lanë asnjëherë vetëm! (Renata D )

2 Korintasve 5:17 Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. Isaia 1: 18 Ejani, pra, dhe të diskutojmë bashkë, thotë Zoti, edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe të purpur, do të bëhen si leshi. Falenderoj Zotin që më bëri të njihja vjerrën time, nga ajo dëgjova Fjalën e Zotit, më vjen keq që nuk e pranova Atë 20 vite më parë. Nuk arrija të kuptoja, pse unë isha një katolike tradicionaliste. Vitet e para vjerra ime mbajti një peshë të madhe sepse unë ribelohesha shumë kundër saj. Por besimi edhe durimi saj ishte i madh, njësoj si Zoti kishte durim me mua. Zemra ime ishte e dobët dhe sot unë e di që kisha nevojë për Zotin. U largova nga vjerrërit nga të afërmit nga të gjithë ata që kishin Zotin madje u divorcova edhe nga bashkëshorti im. Por ata nuk më lanë asnjëherë vetëm, kam qenë gjithmonë pjesë e lutjeve të tyre, edhe fëmijët e mi luteshin që familja të ribashkohesh dhe lutjet u plotësuan. U rimartuam dhe kjo ishte një mbrekulli. Fillova të frekuentoj takimet. Kunata ime ishte një nga personat më të rëndësishëm në rrugëtimin tim. Kishte gjithmonë një fjalë të mirë dhe përgjigje për pyetjet e mia. Zoti kishte bekuar vjerrën edhe kunatën time. Kur isha për herë të parë në një kuvend familjesh ndjeva diҫka në zemrën time por akoma nuk isha gati. Isha shtatëzan me fëmijën tim, dhe mendoja: `` Si do i´a bëj? Duhet ta pagëzoj?`` Dy fëmijët e tjerë janë pagëzuar me të gjitha ritet fetare, mendoja ҫ´farë faji ka fëmija im? Dhe kështu fitoi përsëri djalli. Por Zoti përdori një rrugë tjetër, Ai e dinte pikën time të dobët. Zoti e thirri djalin time Daniele për ti shërbyer Atij… Ai frekuentonte takime dhe pas një viti u kthye në besim. Isha shumë konfuze, nuk kuptoja si arriti të ndryshoj kaq shpejt. Daniele lexonte Biblën edhe lutej me zë të lartë. Si gjithmonë isha e merakosur edhe i thosha të mos lutej para familjarëve të tjerë por ai me përgjigjesh: ``Mami mos u shqetëso, nuk më intereson ҫfarë thonë edhe mendojnë të tjerët për mua``. Një ditë teksa isha duke qarë i thashë tezes time se tashmë e kisha humbur djalin. Çfarë do të ndodh në të ardhmen?, -mendoja. Nuk mundesha dot më të argëtohesha edhe të bëja gjëra të tjera. Por ajo me gëzim më thoshte: Nuk e kupton? Zoti ka fituar dhe djali yt është i bekuar sepse Ai po e përdor si një instrument…´´. Dhe kështu ishte. Im bir nuk e kishte mbështetjen time, dhe kjo gjë më bënte të ndihesha keq, ndërkohë ai po rritej shpirtërisht dhe ishte pagëzuar. Unë pyesja veten: ´´Pse nuk po ndodh gjë me mua?? Kunata ime duke më shpjeguar thoshte që duhej thjesht të lutesha nga thellësia e zemrës, ta pranoja Jezusin si shpëtimtarin tim personal dhe të lexoja Biblën. Kështu ndodhi, në 26.11.2000 në mëngjes u zgjova me një ndienjë ndryshe dhe kjo gjë më bëri shumë kurioze. Duke lexuar gjeta në Bibël diҫka!! Pasi lexova disa kapituj më goditën fort dy vargje. 2 Korintasve 5:17 edhe Isaia 1:18 Po, ishin tamam këto vargje, sepse nuk e mendoja kurrë qe Zoti mund të falte mëkatet e mia, sepse ishin mëkate të mëdhaja, nuk e meritoja faljen. Por keto 2 vargje më qartësuan idetë. Ndieja një emocion edhe gëzim të madh. Që nga ajo ditë lexoj Biblën jam rritur në besim dhe i shërbej Zotit. Unë lutem për djalin tim Manuele që edhe ai ta pranoj Jezusin. Sot unë jam një besimtare edhe një bijë e Zotit, duke ju falenderuar edhe juve për lutjet Zoti ju bekoftë. AMEN. Renata D.

Ishte momenti të kthehesha te Zoti (Irene C.)

Lejomëni të prezantohem. Jam Irene dhe kam lindur në një familje besimtarësh ku rritesh në harmoni me këshilla biblike ku Jezus Krishti është tema kryesore në diskutimet e përditëshme. Jam lindur edhe rritur në Sicili, në moshën 14 vjeҫare me familjen time, për arsye ekonomike, u transferuam në Gjermani. Më kujtohet, kur isha 10 vjeҫe në shkollën e së dielës njoha nga afër Zotin dhe ishte atëherë kur unë e pranova si shpëtimtarin tim. Vitet kaluan dhe kur erdha të jetoja këtu në Gjermani njoha një person të veҫantë që sot është bashkëshorti im. Kaluam një moment të vështirë në jetën tonë, dhe në fakt ishte momenti për tu kthyer te Zoti. Vura re që Jezusi ishte vetëm shpëtimtari im, por jo Zoti im! Një mbrëmje, kur më mungonin forcat nga dëshpërimi, mu desh të ulja shikimin dhe gjunjët e mia duke thirrur emrin e Tij dhe të merrja një vendim serioz para Tij për ti shërbyer dhe dëshmuar së bashku me personin që kisha në krah. Sot kemi gjetur harmonin në ҫiftë, paqen e Jezusit por mbi të gjitha dëshirën për Ti shërbyer, për ta dashur dhe njohur më shumë sepse sa më shumë kalon koha aq më shumë vihet re që Ai është personi më i rëndësishëm në jetë. Jeta ime ka qënë plot me ulje edhe ngritje, por nëse nuk do të kisha patur prezencën e Zotit tim në jetën time nuk e di deri në ҫfarë pike do të isha në gjendje të vazhdoja e vetme. Thirrja ime personale është për të gjithë ata persona që dëgjojnë zërin e Jezusit në këto momente dhe ngurtësojnë zemrën e tyre. Dua t`ju kërkoj që t`ia hapni zemrën tuaj Jezusit sepse Ai dhuron shpëtim dhe paqe. Për ata persona që sapo e kanë bërë këtë hap, ju këshilloj që ta jetoni këtë shpëtim kaq të madh. Po ju lë të gjithëve ju lexues të dashur me dashurinë e Krishtit dhe me këtë varg : “ Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grathoren dhe më ke mbushur me gëzim, me qëllim që shpirti im të mund të të këndojë lavdi pa pushim. O Zot, Perëndia im, unë do të të kremtoj përjetë“. Amen  Psalmi 30:11-12 Irene C.

Në të vërtetë ti ke nevojë për Jezus Krishtin (Caruso G.)

 

Përshëndetje, unë quhem Giuseppe Caruso, jam 28 vjeҫ dhe i martuar. Jam lindur edhe rritur në një familje besimtarësh ndaj që i vogël njihja të vërtetën që Jezusi kishte vdekur në kryq për mëkatet tona. Kur isha 12 vjeҫ ia dorëzova zemrën time Jezusit, por duke u rritur fillova të largohesha nga e vërteta dhe u lidha me jetën e botës. Nga ai moment zemra edhe karakteri im ndryshoi, u bëra agresiv, nervoz dhe shumë i predispozuar ndaj një jete të shthurur. Ndërgjegjia ime shkoi deri në fund edhe nuk kishte më limite për mua. Jeta ime përkeqësohej dhe dukej sikur nuk kishte më rrugëdalje. Në grupin e miqëve të mi isha bërë unë lideri dhe vura re se po i shërbeja errësirës duke tërhequr sa më shumë miq që të ishte e mundur për në jetën e keqe. Zoti më hapi sytë për të parë veten time dhe për të më treguar se ҫfarë njeriu jam pa Atë, dhe më duhet të pranoj që as mua nuk më pëlqente vetja ime. Shpirti im qante sepse e kisha trishtuar shumë duke e mbajtur në errësire. Me një thirrje të fortë dhe i gjunjëzuar kërkova ndihmë dhe falje Zotit Jezus për mëkatet e mia. Zoti Jezus pati mëshirë për mua. Të kthehem pas?!? JO! Kurrë më pa Jezusin! Zoti Jezus të do dhe ty, edhe dëshironë të të japi një zemër të pastër dhe të shëndetëshme, por mbi të gjitha jetën e përjetëshme!

Giuseppe C.

 

Një jetë pa Zotin nuk të bën të lumtur (Giosué B)

 

Quhem Giosuè dhe jam 35 vjeҫ. Kjo është dëshmia ime. Jam lindur edhe rritur në një familje besimtarësh. Që fëmijë frekuentoja me shumë dëshirë "Orën e Lumtur". Jam kthyer në besim 16 vjet më para në Sicili tek të afërmit e mi. Në të njëjtin vit vdiq edhe babai im, dhe kjo gjë më beri të mendoja shumë. Më pëlqente të dilja me të rinjtë edhe të shkoja në takimet e tyre. Deri në moshën 17 vjeҫ frekuentoja takimet edhe u rrita në Krishtin. Nga ajo kohë e në vazhdim, filloi një periudhë e vështirë dhe plot me zhgënjime. Me justifikimin se disa besimtarë silleshin keq me mua, u largova. Nuk shkoja më nëpër takime dhe fillova të dilja me miqtë e mi të vjetër. Shkova të jetoja jashtë shtëpisë dhe fillova një lidhje me një vajzë jobesimtare, dmth bëja ҫdo gjë në kokën time. Zoti më bëri të kuptoja atë ҫ`ka ishte e gabuar. Kisha frikë nga zëri i Tij. E gjithë kjo zgjati dy vjet, derisa kuptova që kjo nuk ishte ajo ҫka unë doja me të vërtetë. Tre të rinjë të veҫantë për mua më kanë bër të ndihem gjithmonë pjesë e tyre, ndaj edhe iu dorëzova Jezusit përfundimisht. E dija që kështu nuk mund të shkoja përpara. Një jetë pa Zotin nuk të bën të lumtur. Dua ta falenderoj sepse në periudhën e vështirë Ai nuk më braktisi.

                                                            

Giosué B., Ludwigshafen

News

deshmi

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III