Menu
Tablet menu
A+ A A-

Siguria ёshtё vetëm në Jezus Krishtin (Angela Fulgaro / Soccio)

Emri im është Angela Fulgaro (Soccio) me origjinë nga Sannicandro Garganico.  Jam rritur në një familje katolike. Shkoja në kishë çdo të diel, por në zemrën time nuk kisha paqe. Kam dëgjuar mesazhin e Ungjillit qё 23 vjeçe. Pyetjes se çfarë duhet të bëj që të shpëtohem, mu përgjigjën: "Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh." Fillova të lexoj  fjalën e Perëndisë, dhe pas një javë i kam hapur zemrën time Jezus Krishtit, duke e pranuar Atë si Zotin dhe Shpёtimtarin e jetës sime. Kam gjetur tek ai sigurinë dhe gëzimin qё tashmё i pёrkas Atij. Janё më shumë se 50 vjet që ecim bashkё dhe jam shumё e  lumtur qё e  ndjekim tё gjithё së bashku me familjen time.

Largohu nga katolicizmi.(Orazio T.)

 

Përshëndetje, unё quhem Orazio, jam lindur në një familje katolike dhe jetoj në Mainz. Jam 54 vjeç, i martuar me 3 fëmijë. Dua tju tregoj shkurtimisht se si e kam njohur Jezusin. Në vitin 1991, gjatë Luftës së Gjirit, gruaja ime dhe unë pyesnim veten nëse do tё ndodhte lufta e tretë botërore, ku do tё shkonim neve pas vdekjes. Ishim të dy të hutuar dhe pyesnim veten nëse feja jonë ishte ajo e duhura. Së bashku i luteshim Perëndisë qё të na tregonte të vërtetën. Një ditë isha duke telefonuar me motrën time, e cila jeton në Itali, ajo mё tha se kishte ndryshuar "fenë", ishte bërë e krishterë. Unë i thashё se edhe unё jam i krishterë, duke qenë se isha katolik. Por ajo më tha se në verë gjatë pushimeve do të ma shpjegonte mё mirё. Sapo mbërrita në Itali, ajo na foli për fjalën e Perëndisë. Një ditë erdhi Antonio Caruso bashkё me  gruan e tij. Gjëja e çuditshme ishte, se nuk ishte ai që fliste, por mё linte mua tё flisja. Unё i shpjegova se qё fëmijë i isha lutur shenjtorëve, dhe para ngrënies bёja  kryqin, pasi kёshtu mendoja se ishte e drejtë. Antonio mё shpjegoi se Perëndia nuk do që unë ti lutem shenjtorëve, por qё ti lutesha drejtёpёrdrejtё Atij me fjalët e mia të thjeshta. Pastaj ai më tregoi, se Jezusi vdiq në kryq për mëkatet e mia dhe vazhdoi duke mё thënë se në qoftë se besoj me gjithë zemër që Jezusi vdiq në vendin tim dhe për mëkatet e mia dhe ta njoh Atё si Shpëtimtarin tim personal, Ai ai do të më jepi të drejtën të bëhem trashëgimtar i Tij (Gjoni 3:16). Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në Të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. (Gjoni 1:12), por tё  gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë;  pra  atyre që besojnë në emrin e Tij. Falënderoj Perëndinë sepse e di ku do të shkoj pas kësaj jete. Orazio T.

Vetëm sakrifica e Jezus Krishtit mund të mё ç`lironte (Mafalda C.)

Unё quhem Mafalda C.  Dua tju tregojë se si e njoha Zotin. Qё vajzё e re kam qenë një katolike praktikuese Romane, por një ditë dëgjova për Krishtin Jezus, pёr dashurinё që kishte treguar ndaj nesh duke vdekur në kryq pёr mёkatet tona dhe gjykimit të Tij ku do të paraqiteshin të gjithë njerëzit që nuk besojnë në të. Njё motёr besimtare më bёri të kuptoja se vetëm sakrifica e Jezus Krishtit mund të mё lironte nga gjykimi i tij dhe nga vdekja e përjetshme. Fillova të frekuentoja takimet, dhe pranova Zotin në jetën time si Shpëtimtarin tim personal. Jam e martuar prej 50 vitesh me Michele dhe jam e sigurt se Zoti ёshtё i gjithëdijshëm dhe njeh të ardhmen tonë. Falënderoj Zotin për mënyrën se si mё ka bekuar shpirtërisht duke mё dhënë dituri për të kuptuar gjithnjë e më shumë "atё qё është vullneti i tij". Edhe matresa jonë ka qёnё shumё e bekuar prej Tij, prandaj, Zoti na fton të kërkojmë mёsë pari mbretërinë e tij dhe të gjitha gjërat e tjera do të shtohen pas. Një përshëndetje të ngrohtë në Zotin. Mafalda C.

Francesco Spatola

 

Përshëndetje të gjithëve. Unё quhem  Francesco Spatola dhe e kam njohur Zotin 38 vjet më parë në Gjermani (Heilbronn). Gjatë punës sime si përfaqësues takova disa persona që më ftuan në një mbrëmje për italianët me një film biblik (Danieli në gropёn e  luanëve). Në ditët në vazhdim, fillova tё reflektoja për jetën time. Pas pak  kohёsh vendosa tё shkoja në njё takim ungjillorё në Shtutgart, ku atje ishte një misionar i ardhur nga Italia (Remo Dosi). Tema e mbrëmjes ishte lindja e re dhe nevoja për të qёnё tё shartuar në Krishtin Jezus. Për mua ishte shumë e qartë. Duhej t`ia dorёzoja jetёn time Jezusit dhe kështu bëra. Jam shumё i lumtur dhe i kënaqur qё po ndjek Atë, edhe pse për shumë vite kam bërë çdo javë më shumë se 100 km për të dëgjuar fjalën e Perëndisë. Tani unë jetoj në Ludwigshafen ku po marrë pjesë në komunitetin italian me familjen time. Dëshira ime për ty është që të dorëzohesh tek Zoti, dhe se së shpejti ne mund të takohemi edhe të falënderojmë Perëndinë për dashurinë e tij. Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Gjoni 3:16

Nëse Zoti do të kthehet sot a do të ishe i gatshëm për ta takuar?

 "Nëse Zoti do të kthehet sot a do të ishe i gatshëm për ta takuar?" Këto fjalë kanё qёnё gjithmonё prezente në mendjen time, e rritur në një familje besimtarёsh, për një kohë të gjatë përgjigja ime ishte: "Jo" Perëndia e ka treguar në shumë raste dashurinё e thellë për mua, por nuk isha e gatёshme ti dorëzohesha Atij. Më duhet të them se që fëmijё kam qenë aktive për Zotin, në muzikë, luaja në piano dhe kitarë edhe këndoja, por jeta ime nuk pasqyronte zemrën time. Çdo gjë ndryshoi kur vendosa ti jap jetën time Zotit dhe Shpëtimtarit tim. Fillova tё këndoja atë që unë isha duke jetuar, tё dorёzohesha tek Ai nuk do të thoshte qё kisha humbur, por qё kisha fitoren me Të, dhe pyetjes mё lart mund ti përgjigjesha PO! Sot jam 50 vjece e martuar dhe kam 3 fëmijë, dashuria ime rritet gjithnjë e më shumë për Të. Për jetën time deri më sot mund të them se ёshtё Ai qё  kujdeset për mua. Faleminderit Zotit Jezus Krisht

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Giuseppe B.

Giuseppe B.

08-02-2017 Hits:204 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Marco Soccio

Marco Soccio

19-02-2014 Hits:777 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Futbolli ishte gjithҫka! (Salvatore Del Prete)

Futbolli ishte gjithҫka! (Salvatore Del Prete)

29-12-2015 Hits:501 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III