Menu
Tablet menu
A+ A A-

Anna Mangano

Nga verbëria shpirtërore deri te drita e tij të mrekullueshme
Që fëmijë kam kёrkuar gjithmonë Zotin, dhe në verbërinё  time shpirtërore, shpesh pyesja veten kush është Zoti dhe kush ishte Jezusi.  Edhe pse frekuentoja kishën katolike, nuk gjeta kurrё një përgjigje. Ndёrkohё koha kalonte dhe kur babai im u kthye nё besim unë tashmë isha martuar. Ai na fliste shpesh për  Jezusin, por unё qёndroja  indiferente edhe pse nuk e kundёrshtoja,  vazhdoja të isha e verbër shpirtërisht. Pastaj, pasi fëmijët e mi ishin pak rritur, vendosa të shkoja në punë dhe, edhe pse nuk e njihja personalisht Zotin, iu luta të më gjente një punë afër shtëpisë sime. Zoti nuk u vonua të më përgjigjej, kështu gjeta  një punë afër shtëpisë sime dhe ishte pikёrisht ajo çfarё  kisha kërkuar. Dhe jo vetëm kaq, por ndodhi e pamundura dmth  punëdhënësit e mi dhe shumica e punëtorëve ishin besimtarë. Kjo ishte gjëja më e bukur që mund të ndodhte, Zoti po përgatiste gjithçka ... Ai është i mrekullueshëm ... përgjigjet gjithmonë të gjithë atyre që e thërrasin ... Isha e sigurt se babai im po lutej. Ndërkohë, kishte kaluar një vit që po punoja, kur një koleg më dha një broshurë dhe një kalendar,  u habita shumë sepse ishte i njëjti lloj kalendari që mё jepte gjithmonë  babi. Pastaj i tregova kolegut tim se edhe babi im besonte njёsoj si ai. Pas disa ditësh mё pyeti nëse dёshiroja të dëgjoja një kasetë, pranova por jo me shumё dëshirë. Duke pasur këtë kasetë duhej ta dëgjoja me patjetёr qё tё kisha pastaj një përgjigje për kolegun tim, kështu që kur mbërrita në shtëpi e dëgjova. Nëpërmjet asaj kasete Zoti i foli zemrës sime, më bëri të kuptoj se sa shumë kam qenë larg prej Tij, se Ai kishte ardhur për të vdekur në vendin tim dhe nëse do tё besoja  do të bëhesha një bijë e tij. Kështu iu dorёzova dashurisё sё tij për mua, i rrëfeva tё gjitha mëkatet e mia dhe menjёherё një gëzim i madh mё pushtoi, ndjeva praninë dhe paqen e tij brenda meje. Dhe, edhe pse vazhdojë të kem vështirësi në familjen time, Zoti mё ka qëndruar gjithmonë pranë duke mё ngushëlluar.  Atij i pёrkasin të gjitha falenderimet dhe lëvdimet e mia.
Anna Mangano

 

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Dhimbja e vdekjes (Guido Fioretto)

Dhimbja e vdekjes (Guido Fioretto)

24-04-2016 Hits:447 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Salvatore Grossano

Salvatore Grossano

28-11-2014 Hits:662 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Frika e vdekjes (Pietro F.)

Frika e vdekjes (Pietro F.)

06-01-2017 Hits:266 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III