Menu
Tablet menu
A+ A A-

Katia L.

Përshëndetje të gjithëve, unë jam Katia Longo. Dёshiroj t ju tregojë eksperiencёn time me Jezusin.

Falë Zotit kam pasur privilegjin që jam lindur dhe rritur në një familje besimtarësh, kjo nënkupton

se prindërit e mi e njihnin Zotin dhe i shërbenin Atij nё Kishë. Jam rritur me mësimin e Fjalës së Perëndisë, me takimet e tё dielёs dhe aktivitete të ndryshme të Kishës. Rritja në Kishë, në mes të besimtarëve dhe ambjenti i krishterё që kisha në shtëpi, më kanё mbrojtur nga bërja e përvojave të këqija. Kështu që nga lindja kam njohur Jezusin, dashurinë e Tij për botën dhe se Ai kishte vdekur edhe për mëkatet e mia. Por kuptimin e vërtetë tё këtyre fjalëve e kam zbuluar gradualisht. Një mbrëmje isha në dhomë me motrën time, nuk mundesha të flija, dhe i tregova asaj pёr gjёrat qё kisha frikё. Frika ime kryesore ishte gjithmonë e njëjta, e dija se një ditë Zoti do të kthehet për të marrë kishën e tij dhe kisha frikë se nuk do tё isha me ta në atë moment. Motra ime u përpoq të mё siguronte, duke më thënë se në qoftë se kam pranuar Jezusin si Shpëtimtarin tim personal, nuk duhet të shqetësohem. Në fillim ndihesha e qetë, edhe pse mbaja gjithmonë një sy të hapur për kontrolluar nёse ajo ishte ende aty. Në atë kohë i vёrtetova Zotit synimin për ta bërë Zot dhe Shpëtimtar tё jetës sime, dhe fillova gjithmonë e mё shumё të studioj Fjalës e Tij dhe të shërbej në Kishë. Vargu që mё ka shoqëruar në kohë të vështira, është shkruar në Psalmin 91:15 që thotë: "Ai do të më kërkojë dhe unë do të përgjigjem, unë do të jem me të në fatkeqësi, Unë do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj. "Zoti është gjithmonë pranë nesh, edhe në qoftë se ne nuk e shohim apo dëgjojmë praninё e Tij. Shpresoj se edhe ti, gjithashtu, mund të marrësh këtë vendim, ashtu si e mora edhe unё, për të ndjekur Perëndinë dhe pёr ta bërё Atё Shpëtimtarin personal të jetës tёnde.

Katia Longo

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Giuseppe Longo

Giuseppe Longo

06-11-2014 Hits:728 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Ishte momenti të kthehesha te Zoti (Irene C.)

Ishte momenti të kthehesha te Zoti (Irene C.)

22-11-2015 Hits:552 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III