Menu
Tablet menu
A+ A A-

Atij i qoftë lavdia. (Leonardo Bux)

Përshëndetje të gjithëve, unë quhem Leonardo Bux dhe dua tju tregoj çfarё Jezusi ka bërë në jetën time. Vij nga Puglia (San Nicandro Garganico- Itali). Çdo të dielë shoqёroja gruan time në takimet e kishёs, por unë nuk isha aspak i interesuar për të marrë pjesë. Kështu, pasi e kisha shoqёruar atë, merja makinën dhe shёtisja vendin. Një tё diel, pasi shoqёrova gruan time në kishë, shkova në kërkim të një mekaniku për makinën, por pastaj ndodhi qё nuk po gjeja dot mё rrugën për tu kthyer në shtëpi. U luta brenda meje, duke i kërkuar Perëndisë të më ndihmonte. Pas pak vure re se isha afër te kisha. Duke parë orën, kishёn mbetur akoma 30 minuta për të përfunduar! "Çfarë të bëj tani? Të shkoj në shtëpi, apo tё futem brenda, e tё pres që të përfundojë takimi, për të marrë gruan time? " U binda për të hyrë brenda. Vëllai i cili ishte duke folur më bëri të reflektoj mbi jetën time;  duke hedhur njё sy rreth e rrotull në takim, pashë dashurinë që tregonin besimtarët ndaj njëri-tjetrit dhe kjo më bёri shumё pёrshtypje. Fillova të frekuentoja takimet dhe i jam shumё  mirënjohës Perëndisë qё munda tё njohё dashurinë e tij, manifestuar në Jezu Krishtin, Shpëtimtarin e botës. Atij i qoftë lavdia.

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
A ka njё Perёndi?    ( Jason )

A ka njё Perёndi? ( Jason )

13-06-2017 Hits:155 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III