Menu
Tablet menu
A+ A A-

Unë nuk kisha kënaqësi të brendshme.(Loredana O.)

 

Emri im është Loredana O. dhe jam 31 vjeç. Unë kam lindur në një familje të krishterë. Qё  fëmijë më  pëlqente të këndoja, tё lutesha dhe të dëgjoja tregimet e Biblës gjatё orës së lumtur (takimi i fёmijeve). Kam marrë pjesë në festat e fëmijëve me skeçe dhe këngë. Në moshёn 12 vjece, fillova tё pyesja veten pse po i bëja të gjitha këto. Nuk kam pasur kënaqësi tё brendshme dhe mërzitesha nga cdo gjё! Rreth 19 vjet më parë kam marrё pjesё nё një takim të krishterë gjermano-italiane me O M për 2 javë. Një mike e dashur që vinte nga një vend tjetër flinte në shtëpinë time. Një natë filluam tё flisnim për Jezusin. Ajo më bëri të kuptoja se tashmë e kishte pranuar Jezusin në jetën e saj dhe më pyeti nëse edhe unë e kisha bërë! Ajo mё shpjegoi se boshёllёku dhe pakёnaqёsia që kisha pasur, mund të hiqeshin  vetëm në qoftë se unë lejoja Jezusin të vinte në jetën time. E kuptova menjëherë se ishte Jezusi Ai që mё mungonte dhe kështu ia dorёzova zemrën time Atij. Që atëherë vazhdojё ta ndiej praninë e Perëndisë në jetën time çdo ditë, duke u rritur dhe duke u udhëhequr prej Tij. Një kёhillё për ata që do tё lexojnë dëshminë time: Jepjani jetën tuaj Zotit Jezus Krisht duke mos e shtyrë pёr nesër, sepse e nesërmja nuk na pёrket neve. Zoti le tu flasi zemrave tuaja!!! Loredana O., Ludwigshafen

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Anna Mangano

Anna Mangano

07-04-2017 Hits:221 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Zoti nuk mё kishte braktisur! ( Felice D. )

Zoti nuk mё kishte braktisur! ( Felice D. )

16-09-2016 Hits:331 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III