Menu
Tablet menu
A+ A A-

Futbolli ishte gjithҫka! (Salvatore Del Prete)

Quhem Salvatore Del Prete dhe jam 37 vjeҫ. Vij nga Napoli, jam i martuar me 5 fëmijë të gjithë djem. Unë vij nga një familje e besimit katolik. Kur isha i vogël, mbaj mend që shkoja  me gjyshen time çdo të diel në një kishë ungjillore. Që fëmijë isha i interesuar për jetën e Jezusit. Më interesonte aq shumë sa që doja ti ngjaja atij: Doja të bëhesha prift. U stabilizova  në Gjermani dhe gradualisht duke u rritur, e harrova Jezusin. Jeta ime si djalë ishte një katastrofë, vidhja, rrihja fëmijët e moshës time, dhe nuk kisha respekt për askënd. Një ditë dëgjova kunatën time Michela e cila fliste për shpëtimin në Jezusin, nuk e mora seriozisht, por përkundrazi tallesha me atë. Gruaja ime më bindi një ditë për të shkuar në mbledhjen e kishës, por unë mërzitesha pothuajse gjithmonë, nuk dëgjoja dhe as këndoja, preferoja të  shikoja futboll të dielave në vend që të isha i  pranishëm në takim, por shkoja për të kënaqur gruan time. Pas një periudhe kohe, na ftuan Irene dhe Toni në shtëpin e tyre. Kisha turp të bëja ҫdo gjë, nuk doja as të lexoja as të lutesha, kështu që vetëm kam dëgjuar. U çudita që ata u lutën atë natë për mua dhe familjen time. Isha i befasuar dhe i thashë gruas sime: "Si ka mundësi që po luten për ne?" Më vonë atë mbrëmje, kur shkuam në shtëpi i thashë gruas time se jeta jonë duhej të ndryshonte. Pas mbërritjes në shtëpi, u gjunjëzova dhe i kërkova Zotit falje për të gjitha mëkatet e mia. Në atë çast, ndjeva një paqe dhe një gëzim aq thellë në zemrën dhe shpirtin tim saqë nuk mund të qëndroja në heshtje, doja t`ua tregoja të gjithëve. Falë Jezusit jeta ime ndryshoi dhe mund të jetojë me të vërtetë. Unë dua të pagëzohem për të dhënë një dëshmi publike ndaj besimit tim në Jezu Krisht. Salvatore Del Prete

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Adrian Alia

Adrian Alia

19-02-2014 Hits:756 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Orkida

Orkida

12-12-2014 Hits:711 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III