Menu
Tablet menu
A+ A A-

Ishte momenti të kthehesha te Zoti (Irene C.)

Lejomëni të prezantohem. Jam Irene dhe kam lindur në një familje besimtarësh ku rritesh në harmoni me këshilla biblike ku Jezus Krishti është tema kryesore në diskutimet e përditëshme. Jam lindur edhe rritur në Sicili, në moshën 14 vjeҫare me familjen time, për arsye ekonomike, u transferuam në Gjermani. Më kujtohet, kur isha 10 vjeҫe në shkollën e së dielës njoha nga afër Zotin dhe ishte atëherë kur unë e pranova si shpëtimtarin tim. Vitet kaluan dhe kur erdha të jetoja këtu në Gjermani njoha një person të veҫantë që sot është bashkëshorti im. Kaluam një moment të vështirë në jetën tonë, dhe në fakt ishte momenti për tu kthyer te Zoti. Vura re që Jezusi ishte vetëm shpëtimtari im, por jo Zoti im! Një mbrëmje, kur më mungonin forcat nga dëshpërimi, mu desh të ulja shikimin dhe gjunjët e mia duke thirrur emrin e Tij dhe të merrja një vendim serioz para Tij për ti shërbyer dhe dëshmuar së bashku me personin që kisha në krah. Sot kemi gjetur harmonin në ҫiftë, paqen e Jezusit por mbi të gjitha dëshirën për Ti shërbyer, për ta dashur dhe njohur më shumë sepse sa më shumë kalon koha aq më shumë vihet re që Ai është personi më i rëndësishëm në jetë. Jeta ime ka qënë plot me ulje edhe ngritje, por nëse nuk do të kisha patur prezencën e Zotit tim në jetën time nuk e di deri në ҫfarë pike do të isha në gjendje të vazhdoja e vetme. Thirrja ime personale është për të gjithë ata persona që dëgjojnë zërin e Jezusit në këto momente dhe ngurtësojnë zemrën e tyre. Dua t`ju kërkoj që t`ia hapni zemrën tuaj Jezusit sepse Ai dhuron shpëtim dhe paqe. Për ata persona që sapo e kanë bërë këtë hap, ju këshilloj që ta jetoni këtë shpëtim kaq të madh. Po ju lë të gjithëve ju lexues të dashur me dashurinë e Krishtit dhe me këtë varg : “ Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grathoren dhe më ke mbushur me gëzim, me qëllim që shpirti im të mund të të këndojë lavdi pa pushim. O Zot, Perëndia im, unë do të të kremtoj përjetë“. Amen  Psalmi 30:11-12 Irene C.

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
David Soccio

David Soccio

19-02-2014 Hits:760 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Carlo Riva

Carlo Riva

19-02-2014 Hits:793 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III