Menu
Tablet menu
A+ A A-

Një jetë pa Zotin nuk të bën të lumtur (Giosué B)

 

Quhem Giosuè dhe jam 35 vjeҫ. Kjo është dëshmia ime. Jam lindur edhe rritur në një familje besimtarësh. Që fëmijë frekuentoja me shumë dëshirë "Orën e Lumtur". Jam kthyer në besim 16 vjet më para në Sicili tek të afërmit e mi. Në të njëjtin vit vdiq edhe babai im, dhe kjo gjë më beri të mendoja shumë. Më pëlqente të dilja me të rinjtë edhe të shkoja në takimet e tyre. Deri në moshën 17 vjeҫ frekuentoja takimet edhe u rrita në Krishtin. Nga ajo kohë e në vazhdim, filloi një periudhë e vështirë dhe plot me zhgënjime. Me justifikimin se disa besimtarë silleshin keq me mua, u largova. Nuk shkoja më nëpër takime dhe fillova të dilja me miqtë e mi të vjetër. Shkova të jetoja jashtë shtëpisë dhe fillova një lidhje me një vajzë jobesimtare, dmth bëja ҫdo gjë në kokën time. Zoti më bëri të kuptoja atë ҫ`ka ishte e gabuar. Kisha frikë nga zëri i Tij. E gjithë kjo zgjati dy vjet, derisa kuptova që kjo nuk ishte ajo ҫka unë doja me të vërtetë. Tre të rinjë të veҫantë për mua më kanë bër të ndihem gjithmonë pjesë e tyre, ndaj edhe iu dorëzova Jezusit përfundimisht. E dija që kështu nuk mund të shkoja përpara. Një jetë pa Zotin nuk të bën të lumtur. Dua ta falenderoj sepse në periudhën e vështirë Ai nuk më braktisi.

                                                            

Giosué B., Ludwigshafen

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Zoti nuk mё kishte braktisur! ( Felice D. )

Zoti nuk mё kishte braktisur! ( Felice D. )

16-09-2016 Hits:461 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Daniele D`Aversa

Daniele D`Aversa

06-11-2014 Hits:846 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Largohu nga katolicizmi.(Orazio T.)

Largohu nga katolicizmi.(Orazio T.)

11-04-2016 Hits:692 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III