Menu
Tablet menu
A+ A A-

Jezus Krishti shpeton (Maria A.)

                                      

Unë quhem Maria A., jam e martuar dhe jam 54 vjece. Vij nga një familje katolike jo praktikante, megjithatë, që të vogël prindërit e mi më rritën me parimet e tyre. E gjithë kjo megjithëse ishte e dobishme për jetën time, nuk më bënte të ndihesha e realizuar; veҫ kësaj bashkëshorti im, pas disa vitesh martese, filloi të luajë me letra bixhozi, dhe kjo më bënte të vuaja tmerrësisht. Një ditë dikush trokiti në derën e shtëpisë time për të më sjell nje kalendarë të krishterë (Fara e Mirë) dhe ishte atëherë kur unë zbulova nëpërmjetë faqeve të atij kalendari dhe duke lexuar edhe Dhjatën e Re, që më kishën dhuruar, arsyen e vërtetë të jetës. E kuptova se cili ishte plani i Perëndisë për mua, dhe vura re që Jezusi nuk ishte në plan të parë në jetën time, kështu e pranova Atë si shpëtimtarin e jetës time dhe i kërkova falje për të gjitha mëkatet e mia. Ajo ishte hera e parë që u luta seriozisht me gjithë zemrën time, dhe ndjeva për herë të parë prezencen e Tij në mua. Diҫka e papërshkrueshme ndodhi ne atë moment, Shpirti i Shenjte erdhi të banonte në mua, dhe që atëherë nuk jam ndjerë më kurrë vetëm, tamam si Jezusi kishte thenë: " Unë do të jem me ju deri në fund të ditëve". Ai jeton në mua dhe kjo është diҫka e mrekullueshme. Kanë kaluar 20 vjet nga atëherë, dhe vë re se vetëm Jezusi do me një dashuri të pakushtëzuar dhe të papërshkrueshme; unë ndiej që e dua ҫdo ditë e më shumë dhe dëshira ime kryesore është që të përcjellë tek të tjerët dashurinë e Tij dhe të shpall jetën e përjetëshme gjithsecilit që e pranon atë me gjithë zemër. " I dashur lexues, e dashur lexuese, a ke pranuar ti Jezusin si Zot dhe shpëtimtarë të jetës tende? Mos prit më, bëje tani, në këtë moment, dhe Ai do të jetë me ty tani e përgjithmonë. Amen!

Jezusi tha: Prandaj kushdo që do të më rrëfenjë përpara njerëzve, dhe unë do ta rrëfenjë përpara Atit tim që është në qiej. Mateu 10:32

Maria A., Ludwigshafen

 

    

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
 Daniel Arcuri.

Daniel Arcuri.

13-07-2015 Hits:632 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

U përpoqa ti jepja fund ditëve të mia.(Pina)

U përpoqa ti jepja fund ditëve të mia.(Pina)

29-12-2015 Hits:556 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Largohu nga katolicizmi.(Orazio T.)

Largohu nga katolicizmi.(Orazio T.)

11-04-2016 Hits:535 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III