Menu
Tablet menu
A+ A A-

Giuseppe Longo

Emri im është Giuseppe Longo. Unë kam lindur dhe jam rritur në një familje të Dëshmitarëve të Jehovait.

Në vitin 1975, kur unë isha një vjeҫ, nëna ime filloi të bëjë studim me Dëshmitarët e Jehovait, kur ne ate kohe ata ishin duke studiuar me njerez te ndryshem librin " "E vërteta që të çon në jetën e përjetshme". Pas studimeve për rreth një vit me ta, nëna ime ishte e bindur që e kishte gjetur të vërtetën, dhe në 1976 u pagëzua me pagëzimin qe bejne Dëshmitarët e Jehovait , një pagëzim jo i krishtere dhe jo i shkruar ne Bibel. E vërteta që nëna ime mendonte ( dhe ende mendon ) se ka gjetur , është një e vertete e bazuar ne nje emer të rremë ( shpikur nga Masoreti vargjet 8-9 shekujt pas krishtit), dhe kjo është një e vërtetë e bazuar në një fe që, sipas tyre meson te verteten për Zotin dhe qëllimin e tij. Por a është kjo me të vërtetë e vërteta që të çon në JETËN E PËRJETSHME?

Ne moshen 14 vjeçare duke qene se isha rritur dhe indoktrinuar në të vërtetën e supozuar që unë besoja se ekzistonte një Perëndi i quajtur Zot dhe organizata e tij e quajtur '' njerëzit e Jehovait ' , i njohur ndryshe si Dëshmitarët e Jehovait, në moshën 14 vjeç jam pagëzuar sipas pagëzimit të tyre .

Për shtatë vjet kam qënë pionier i rregullt (90 orë në muaj) shkoja trokisja në dyert e njerëzve, dhe nuk u flisja per Jezusin si e vetmja e vërtetë, por per Jehovain që mbante emrin e Zotit Perëndisë , dhe përpiqesha ti bindja njerëzit se e vërteta do të ishte pjesë e fesë së tyre, pra Dëshmitarët e Jehovait, vetëm kështu mund të shpëtoheshim nga shkatërrimi i pashmangshëm i cili do të binte shumë shpejt mbi të gjithë ''te këqijte'' siç quhen perzemersisht të gjithë ata që nuk e njohin këtë të vërtetë edhe Jehovain.

Dhe në fakt, unë besoja me të vërtetë se shkatërrimi i ''te këqijve'' do të vinte shumë shpejt, predikoja me shume siguri se do të vinte një shkaterrim i shpejte, madje u mendua se gjenerata e vitit 1914 nuk do të kalonte kurre sepse fundi do të vinte me para, për të kaluar këtë brez. Kur isha 30 vjeç atëherë kuptova, se ky shkatërrim që predikohej nuk do të vinte kurrë. Pastaj fillova të pyes veten në qoftë se këtë fe që kam ndjekur verbërisht ishte me të vërtetë '' E VËRTETA ''.Për shumë vite me rradhë kam qënë në një konfuzion total, nuk dija më se kush ishte Zoti, dhe se ҫfarë donte me të vërtetë nga unë, nuk dija më se kush ishte e vërteta, ndodhte herë pas here që i lutesha Perëndisë duke i kërkuar të manifestohej në jetën time dhe që të mund të kuptoja. Kaluan vite më këtë konfuzion, derisa vendosa të lexoj Biblën, fillova nga e para duke lexuar Dhiatën e Re. Kur lexoja ҫdo gjë më shfaqej plotësisht e qartë, lexoja për "Mbretërine e qiejve" lexoja për turmën e madhe që ishte përpara fronit të Perëndisë " në qiell" nuk ishte në tokë, por në qiell. Në Ungllin e Gjonit kapitulli 10 Jezusi thoshte: nuk është një fe ajo që duhet të ndjekim por bariun e mirë sepse vetëm Ai duhet ndjekur.

Për të ndjekur Jezusin dhe për të dëgjuar zërin e Tij mjafton të lexosh Biblen, nuk kemi nevojë për një liber tjetër por vetëm për Biblën, Fjalën e Perëndisë, delet e vërteta nuk e dëgjojnë zërin e huaj, si thotë Jezusi, sepse nuk e njohin zërin e të huajve. 

Më në fund kuptova se ajo ҫka kisha ndjekur për 39 vjet NUK ISHTE E VËRTETA, dhe se nuk ishën Dëshmitarët e Jehovait ata që më jepnin jetën e përjetëshme. Një guvernator romakë me emrin Polat, pasi Jezusi u kishte thënë: “«Për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; QË TË DËSHMOJ PËR TË VËRTETËN; kush është për të vërtetën e dëgjon zërin tim» (Gjoni 18:37)" - E pyeti: «Ҫ`është e vërteta? »

Kur lexova për herë të parë këtë pyetje që Pilati i kishte bërë Jezusit se ҫ`është e vërteta pyesja veten: "Ҫ`farë është e vërteta? A është Jehovai e vërteta? A është ndoshta një organizatë fetare e vërteta?"

 

Gjoni 14:6 "Jezusi tha: UNË JAM UDHA, E VËRTETA DHE JETA".

 

Gjoni 8:32 "Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t´ju bëjë të lirë". Përgjigjia është shumë e thjeshtë: JEZUSI ËSHTË E VËRTETA, VETËM JEZUSI SHPËTON, AI ËSHTË SHPËTIMTARI YNË.

 

Ai na ka ҫliruar nga të gjitha këto fe të rreme që pretendojnë se kanë të vërtetën.

Pasi kisha kuptuar këtë gjë u shkëputa përfundimisht nga kjo fe false.

Dhe tani nuk ndjek më njerëzit por Jezusin që na ka dhënë një urdhërim të vetëm, të respektojmë të tjerët, dhe ta duam njeri-tjetrin.

Nuk i shërbej më një emri të rremë, si Jehova.

Tani kam pranuar Jezusin si të vetmin Zot dhe pronar  Jezus Krishtit i qoftë Lavdia, Mbret mbi Mbretër dhe Zot mbi Zotër.

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Daniele D`Aversa

Daniele D`Aversa

06-11-2014 Hits:910 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Ishte momenti të kthehesha te Zoti (Irene C.)

Ishte momenti të kthehesha te Zoti (Irene C.)

22-11-2015 Hits:783 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

David Soccio

David Soccio

19-02-2014 Hits:1010 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Style I Style II Style III