Menu
Tablet menu
A+ A A-

Daniele D`Aversa

Quhem Daniele D`Aversa dhe jam 32 vjec. Ia dorezova jetën time Zotit dhe Shpëtimtarit tim Jezus Krisht kur isha 18 vjec! Nuk kam lindur në një familje të krishterë!! Para se të bëja këtë hap te mbrekullueshëm, kërkoja me të gjitha forcat e mia të bëhesha një futbollist i pasur dhe i famshem. Nuk kishte ditë që të mos stërvitesha, ky sport ishte vetë jeta ime dhe më pëlqente të isha i dashur dhe i kërkuar nga të gjithë kur luaja. Bashkë me shokët e mi kërkoja të kënaqesha dhe të mbushja zemrën me gëzimin që të japin diskotekat, netë pa gjumë, vajza dhe pije alkolike... por të gjitha këto gjera nuk arrinin të mbushnin vendin bosh që ishte në zemrën time! Në moshën 17 vjecare fillova të frekuentoja takimet në Ma/Lu, pas shumë ftesash të bëra nga të afërmit e mi (halla ime Loredana, etj) pastaj avash avash fillova të lexoja Biblën dhe të vija re se dikush po i fliste zemrës time, po, Jezusi trokiste në zemrën time për të hyrë brenda dhe vetëm pak kohë më pas pasi bëra 18 vjec, vendosa ta bëj pjesë të zemrës dhe jetës sime!! SA BUKUR!!! 

  Në fillim e kisha të vështirë sepse mamaja ime (sot është besimtare) ishte kundër dhe më ndalonte të shkoja në takime. Por unë e kisha vendosur dhe nga ai moment fillova të hiqja dorë nga të gjitha gjërat që bëja më parë, sepse falë Zotit ndjeva më në fund gëzimin e vërtetë, paqen e vërtetë dhe jetën e vërtetë në zemrën time. E gjitha kjo bëri të forcohesha shpirtërisht dhe askush nuk mundi të më ndalonte të ndiqja Jezusin! Po, isha i bindur per atë që kishte ndodhur në jetën time edhe pse familja ime nuk vinte sepse nuk ishte dakord, por unë perseri frekuentoja gjithmonë takimet. Falë motërave dhe vëllezërve të mi në Krishtin nuk ndihesha vetëm, sepse më inkurajonin të shpresoja dhe të lutesha për prindërit e mi. Disa muaj më vonë, Zoti i dëgjoi lutjet e mia për familjen time kështu që edhe ata iu dorëzuan Krishtit. Kam më në fund të gjitha ato gjëra që mendoja se do ti merrja përmes futbollit ose nga gjërat e tjera që bëja me miqtë e mi! Sot falë prezencës së Zotit në jetën time, qofte dite apo nate, i vetem ose i shoqeruar, jam i gezuar sepse Zoti i Plotefuqishem, Ai që ka bërë ҫdo gjë dhe që i përket ҫdo gjë, më pranoi si birin e tij, për mua është një privilegjë i madh të quhem Biri i Perendisë!!! Faleminderit Zoti Jezus!!! Me ndihmën e Zotit kerkoj ti largohem pasioneve rinore dhe të kërkojë drejtësinë, besimin, dashurinë, paqen me ata që thërrasin Zotin me zemër të pastër. Per ty që do të bëhesh i pasur, i famshëm dhe i dashur nga të gjithë, a dëgjon dikë që troket në zemrën tënde (tok tok)? Është Jezusi që po troket e nese e lejon që të vijë në jetën tënde do të dhurojë shpëtimin e shpirtit tënd dhe do të plotësoj dëshirat e tua. Hape zemrën tënde dhe do të shikosh që do të gjesh të gjitha ato gjëra që ke kërkuar gjithmonë në jetën tënde!!

PS: Sidoqoftë unë ia dola!! Jam i famshëm sepse në qiell më njohin të gjithë, jam akoma më i dashur dhe më i pasur sepse jam Bir i Perëndisë. Po, ndoshta ke të drejtë që nuk luaj me kombëtaren me numrin 10 në shpatulla (për një kohë të shkurtër...) por tani bëj pjesë në skuadrën qiellore ku vetë Zoti është Trajneri dhe Mësuesi im!   

Kam shpëtimin e shpirtit që zgjatë në  Jezus Krishti eshte udha, e verteta dhe jeta...

(Gjoni 4:6)                                                                          

Zoti te bekofte!!!

Daniele D`Aversa (Mannheim)

 

 

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
 Daniel Arcuri.

Daniel Arcuri.

13-07-2015 Hits:632 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Atij i qoftë lavdia. (Leonardo Bux)

Atij i qoftë lavdia. (Leonardo Bux)

24-04-2016 Hits:457 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Kam pasur shumё pyetje (Schembre C.)

Kam pasur shumё pyetje (Schembre C.)

22-02-2016 Hits:460 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III