Menu
Tablet menu
A+ A A-

Mauro Riontino

Që i vogël ndieja një pasion të madh për muzikën edhe këngën. Ishte e vetmja arsye që unë jetoja, shpresoja shumë qe një ditë të arrija suksesin... Kam lindur në një familje katolike, dhe më duhet të pranoj që isha shumë i dhënë pas tradicioneve tona... Kur në familje diskutohej për fenë unë isha i pari që ndërhyja, sepse sidoqoftë më pëlqente të shfletoja ndonjëherë Biblën edhe kur trasmetoheshin në televizor filma të tillë nuk lija pë parë asnjërin prej tyre. Por asgjë nga sa përmenda nuk më shqetësonte shumë. Sepse objektivi im i vetëm ishte që të arrija suksesin me muziken dhe këngët e mia. Pastaj avash avash duke u rritur ne moshë filluan edhe dashuritë e para po ashtu edhe zhgënjimet e para. Ndërkohë gjatë këtyre viteve provoja derisa të mund të hapej rruga e suksesit, por asgjë. Ndërsa portat hapeshin ashtu edhe mbylleshin... disa herë në dëshpërim pyesja veten: përderisa Zoti më ka dhënë këtë dhunti për të kënduar, pse nuk mundohem ta shfrytëzoj për më të mirën? Më vonë në vitin 2007 njoha një grua, isha kaq shumë i dashuruar me atë saqë isha i gatshëm të bëja ҫdo gjë vetëm që asaj të mos i mungonte asgjë. Në fakt ajo më komandonte mua,... ishte e ngopur nga parat dhe lluksi... dhe unë pranoja ҫdo lloj propozimi që vinte nga miqtë e gabuar madje edhe për ti ofruar një jetë të bukur. Fillova të shpërndaja drogë, të vidhja, të gënjeja, me pak fjalë bëja ҫdo gjë edhe më shumë... por Zoti e njihte zemrën time dhe ishte duke përgatitur rrugën për mua. Ne 2010 kur arrita limitin tashmë historia ime me atë grua kishte përfunduar,dhe u njoha me një grua tjetër që kishte një vajzë të vogël. Por ajo jetonte afërsisht 1834 kilometra distance larg nga mua. Dëgjoheshim vetem në telefon ose edhe në kompjutër por brenda nesh ishte ajo nevoja për tu njohur personalisht nga afër. Në fakt në 19 qeshor 2010 mora avionin dhe erdha ketu në Gjermani. U njohëm dhe u dashuruam, në të njëjtën kohë u bera papritur edhe baba , dhe në 2011 realizuam ëndërrën tonë për tu martuar. Por kishte ngeluar akoma dicka negative që më bënte të kthehesha pas. Mëkatet e mia që ende vazhdoja të bëja...dhe në këtë pikë nuk mundesha më të fshihesha para syve të gruas sime. Por një ditë të bukur kur vendosa të hiqja dorë nga ҫdo gjë, erdhi Kristina një mikesh fëmijërie e gruas sime. Ajo filloi të më fliste për Jezusin dhe për dashurinë e madhe që Ai ka për krijesat e Tij. Në atë moment nuk kisha ndërmend ta dëgjoja. Përsëri një ditë tjetër teksa isha në dëshpërim fillova ta degjoja dhe ngela më të vërtetë i habitur për mënyrën se si fliste dhe adhuronte Zotin Jezus. Në jetën e Kristinës filloi të bënte pjesë edhe Gennaro, një vëlla i dashur imi dhe filluam studimet e para Biblike së bashku. Një ditë të bukur, më ftuan të merrja pjesë në një takim, më preku në zemër dhe më bëri shumë përshtypje se si gjithë kisha adhuronte dhe falenderonte Zotin. Natën e 24 shkurtit 2014, ndjeva nevojën për t`íu gjunjëzuar, pranova që isha një mëkatar i humbur, dhe i kerkova Zotit falje për të gjitha gabimet e bëra. Zoti Jezus nuk vonoi të më përgjigjesh dhe mëngjesin e 25 shkurtit 2014, u ndjeva i rilindur për herëtë dytë. Ndieva në zemren time atë zjarrë dhe atë ngrohtësi që nuk e kisha ndjerë kurrë më parë në jetën time. Menjëherë më pas fillova të kuptoja shumë gjëra, veҫanërishtë arsyen se përse nuk mund të bëhesha kurrë një këngëtar i madh. Sepse Zoti më kishte zgjedhur si instrumentin e Tij që para se unë të lindja dhe tani unë shkruaj tekste këngësh për Të, që të mund ti shërbejë më së miri.

 

 

 

 

 

 

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Atij i qoftë lavdia. (Leonardo Bux)

Atij i qoftë lavdia. (Leonardo Bux)

24-04-2016 Hits:433 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Hapa gojёn  dhe me lot iu luta Zotit (Enza C.)

Hapa gojёn dhe me lot iu luta Zotit (Enza…

11-12-2016 Hits:304 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Giuseppe Longo

Giuseppe Longo

06-11-2014 Hits:728 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III