Menu
Tablet menu
A+ A A-

Pse unë kam vendosur të ndjek Jezus Krishtin?

Kjo është një histori, të cilën nuk lodhem kurrë duke e treguar.

Kur nuk njeh të vërtetën dhe vërtetësinë e gjërave, botëkuptimi jot është si një rreth i ndërprerë, i cili asnjëherë nuk ka kuptim.

Fëmijëria ime në përgjithësi ka qënë e qetë. Qetësi e cila pasoi adoleshencën time dhe më tej. Gjatë gjithë kësaj kohe, unë isha në rregull me veten time. Isha nxënes i mirë në mësime, i shoqërueshëm dhe i sjellshëm. Isha i bindur ndaj prindërve dhe më të mëdhenjve, madje edhe moshatarëve të mi. Kisha një tip të qetë dhe shmangia grindjet dhe debatet.

 

Njerëzit kishin respekt për mua, dhe kisha krijuar imazhin e "Djalit te Mirë".

Por dicka e madhe mungonte. Mbas gjithë kësaj panorame të bukur, fshihej një boshllëk që duhej mbushur. MARRËDHËNIA IME ME PERËNDINË NUK ISHTE KAQ E BUKUR. Pavarësisht gjithë këtyre gjërave pozitive, unë kisha mangut dicka shumë të madhe.

Por, dikush më foli dhe më trgoi se kishte një mënyrë dhe një shpresë që unë të rregulloja këtë marrëdhënie. Më treguan për Jezus Krishtin, i cili erdhi në botë dhe vdiq për mua dhe për ne të gjithë që ne të pajtohemi përsëri me Perëndinë. Gjatë kohës që mësova për Jezusin, unë kuptova që isha vërtet nevojtar. Kuptova që unë kisha vërtet nevojë për një shpëtimtar, dhe i vetmi që mund të më shpëtonte ishte Jezusi.

Fillova të shkoja në kishë dhe të lexoja Biblën, dhe ςdo ditë e më shumë unë kuptoja se sa nevojtar isha. Sa më shumë që njihja Jezusin, aq më shumë po bindesha qe Ai ishte Zot dhe Shpëtimtar. Vendosa ta merrja më seriozisht këtë punë, dhe i kërkova Zotit, që të më udhëhiqte në këtë ςështje (hera e parë që lutesha).

Kështu, hapa zemrën time, dhe vendosa që ta pranoja Jezusin në jetën time, si Zotin tim. E falenderoj shumë Perëndinë, që ka vepruar në jetën time ne menyre te mrekullueshme, dhe qe e ka ndryshuar ate ne menyre te mrekullueshme. Sot nuk jam thjesht një djal i mirë, por jam shumë më ndryshe.

Jam me një qëllim të ri të jetes, jam mik me Zotin e universit, jam kthyer në shtëpi dhe në një mardhënie me Zotin Perëndinë TIM. Sot unë jam i plotësuar! Është gjëja më madhështore, që mund ti ndodh një njeriu.

Beso në Jezus Krishtin si Zot dhe Shpëtimtarë, që erdhi dhe vdiq në Kryq për ty dhe për mua kur ne ishim armiq me të...

Ermal

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Katia L.

Katia L.

06-01-2017 Hits:237 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

Salem Ish Musliman

Salem Ish Musliman

15-11-2014 Hits:655 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III