Menu
Tablet menu
A+ A A-

A ka njё Perёndi? ( Jason )

Pёrshёndetje! Unë quhem Jason.Jam 21 vjeç dhe për rreth një vit jeta ime i përket Jezus Krishtit dhe kam privilegjin ta ndjek atë.

Ndoshta po pyet veten: e mё para? Po, kam besuar në Zot, por jo tё shkoja nё kishë! Besoja në Zot, por sjellja ime ishte shumё ndryshe dhe kjo pёr faktin se nuk e njihja aspak Zotin. Kam lindur në një familje katolike, dhe ndonjёherё dëgjoja për Jezusin, por të dija saktësisht se kush ishte ai, jo, kjo është diçka që e kam kuptuar vetëm tani kohët e fundit. Deri atëherë, jeta ime ka qenë e mbushur me dhunë dhe stres. Festa, alkol, femra, grupet rok, miq që marrnin dhe shisnin drogë. Unë kisha shumë e asgjë. Kisha femra, lek, shumë miq, dhe që 14 vjeç njihja njerëz që kishin emër në prostitucion. Isha i respektuar nga të gjithë dhe të gjithë më njihin. Por e gjithë kjo nuk mund të më jepte paqen e vërtetë,  por në të kundërtën: mё djallёzonte. Pavarësisht se dilja çdo ditë me miqtë e mi, ndihesha i vetmuar, i humbur, por nuk e jepja veten. Mё para nuk mundesha të flisja hapur për ndjenjat e mia, por tani njoh Krishtin. Kjo është e shkuara ime. Nuk jam krenar, por është diçka që dikur mё pёrkiste mua. Nëpërmjet Jezusit jam një person i ri; Ai është udha, e vërteta dhe jeta. Për shkak të kësaj pakënaqësie që ndieja në zemër në atë kohë, fillova të pyes veten, "Kush jam unë? Nga vij? Dhe në cilin drejtim po shkoj? Ku do të shkoj kur të vdes?". E dija tashmë se për mëkatet dhe veprimet e mia e kisha merituar ferrin.

Weiterlesen: A ka njё Perёndi? ( Jason )

Anna Mangano

Nga verbëria shpirtërore deri te drita e tij të mrekullueshme
Që fëmijë kam kёrkuar gjithmonë Zotin, dhe në verbërinё  time shpirtërore, shpesh pyesja veten kush është Zoti dhe kush ishte Jezusi.  Edhe pse frekuentoja kishën katolike, nuk gjeta kurrё një përgjigje. Ndёrkohё koha kalonte dhe kur babai im u kthye nё besim unë tashmë isha martuar. Ai na fliste shpesh për  Jezusin, por unё qёndroja  indiferente edhe pse nuk e kundёrshtoja,  vazhdoja të isha e verbër shpirtërisht. Pastaj, pasi fëmijët e mi ishin pak rritur, vendosa të shkoja në punë dhe, edhe pse nuk e njihja personalisht Zotin, iu luta të më gjente një punë afër shtëpisë sime. Zoti nuk u vonua të më përgjigjej, kështu gjeta  një punë afër shtëpisë sime dhe ishte pikёrisht ajo çfarё  kisha kërkuar. Dhe jo vetëm kaq, por ndodhi e pamundura dmth  punëdhënësit e mi dhe shumica e punëtorëve ishin besimtarë. Kjo ishte gjëja më e bukur që mund të ndodhte, Zoti po përgatiste gjithçka ... Ai është i mrekullueshëm ... përgjigjet gjithmonë të gjithë atyre që e thërrasin ... Isha e sigurt se babai im po lutej. Ndërkohë, kishte kaluar një vit që po punoja, kur një koleg më dha një broshurë dhe një kalendar,  u habita shumë sepse ishte i njëjti lloj kalendari që mё jepte gjithmonë  babi. Pastaj i tregova kolegut tim se edhe babi im besonte njёsoj si ai. Pas disa ditësh mё pyeti nëse dёshiroja të dëgjoja një kasetë, pranova por jo me shumё dëshirë. Duke pasur këtë kasetë duhej ta dëgjoja me patjetёr qё tё kisha pastaj një përgjigje për kolegun tim, kështu që kur mbërrita në shtëpi e dëgjova. Nëpërmjet asaj kasete Zoti i foli zemrës sime, më bëri të kuptoj se sa shumë kam qenë larg prej Tij, se Ai kishte ardhur për të vdekur në vendin tim dhe nëse do tё besoja  do të bëhesha një bijë e tij. Kështu iu dorёzova dashurisё sё tij për mua, i rrëfeva tё gjitha mëkatet e mia dhe menjёherё një gëzim i madh mё pushtoi, ndjeva praninë dhe paqen e tij brenda meje. Dhe, edhe pse vazhdojë të kem vështirësi në familjen time, Zoti mё ka qëndruar gjithmonë pranë duke mё ngushëlluar.  Atij i pёrkasin të gjitha falenderimet dhe lëvdimet e mia.
Anna Mangano

 

Begnamino M.

Jezusi është një mik i mrekullueshëm
Përshëndetje, quhem Beniamino Mantelli dhe jam 30 vjeç. Jam rritur në një familje besimtarësh, dhe që fëmijë merrja pjesë në takime me interes, por nuk kuptoja çfarë do të thoshte të pranoje Jezusin në jetën tёnde. Duke u rritur, nuk kisha më dëshirë të shkoja në takime dhe meqë lutesha shpesh nuk ndieja nevojën për të shkuar në kishë që të kisha një marrëdhënie me Perëndinë. Nuk isha kthyer akoma nё besim, por e doja Perëndinë dhe isha i bindur se Ai ekzistonte . Në moshën 16 vjeçare fillova duhanin, alkolin dhe më pas drogën.

Weiterlesen: Begnamino M.

Giuseppe B.

Kёndoja, lutesha, por jo me zemër. Përshëndetje të gjithëve, për ata që nuk mё njohin, quhem Giuseppe Brunettini 29 vjeç. Kam lindur në një familje besimtarёsh dhe që fëmijë e kam njohur Zotin. Jam rritur nё kёtё  bashkёsi  (Ma / LU), dhe kam frekuentuar rregullisht takimet edhe pse shkoja vetëm për shkak tё prindërve të mi. Nëse do të ishte për mua do të kisha qëndruar me shumё dёshirё në shtëpi, por kjo vazhdoi për shumë vite. Për mua nuk ekzistonte njё mënyrë tjetёr jetese  dhe nuk e dija se do tё më duhej të bëja një zgjedhje, tё merrja vendimin më të rëndësishëm në jetën e çdo njeriu. Viti 1996 ishte një nga më të tmerrshmit të jetës sime, kur babai im u largua me Zotin. Isha 9 vjeç dhe nuk kuptoja pse, por nё të vërtetë nuk doja ta kuptoja.

Weiterlesen: Giuseppe B.

Frika e vdekjes (Pietro F.)

 

 

Unë quhem Pietro dhe vij nga Cattolica Eraclea Sicili. Qё i ri kam qenë aktiv në kishën e vendit ku jetoja, por brenda meje ekzistonte frika nga vdekja, dhe nga ajo çfarë e ardhmja mё kishte rezervuar!

Përmes familjes Schembre Vincenzo, fillova të marrë pjesë në takime dhe të njihem me Fjalën e Perëndisë. I dhashë jetën time Jezu Krishtit duke e njohur atë si Zotin dhe Shpëtimtarin tim. Për mua kjo ishte njё gjё shumё e mirë, isha i lumtur dhe prindërit e mi nuk ishin kundër. Disa flisnin kundër meje, por babai im u përgjigjej: "Çfarё është mё mirë të vjedhёsh apo të shkosh në një kishë ungjillore.? ''

Pas pak kohësh u largova nga Sicilia për arsye pune për të shkuar në Gjermani, Ludwigshafen. Pёr disa vite kam frekuentuar kёtu takimet, u martova, dhe më pas u largova nga kisha për 13 vjet (punoja gjithmonё, dhe Zoti nuk ishte më nё vend tё parë në jetën time). Kështu kuptova se nuk isha i kënaqur me veten time, nuk kisha mё interes për asgjё, ndihesha bosh, i trishtuar dhe i brengosur. Kështu Zoti përdori Gaspare Iacono për të më afruar pёrsёri tek Ai. Tani jam i lumtur qё po marrë pjesë në takime dhe shikoj se si Zoti kujdeset për mua. Kohët e fundit kam bёrё një operacion dhe u desh shumë pak që të humbisja jetën. Por falenderoj Jezu Krishtin për ndërhyrjen e tij pas 3 javësh vuajtje.

Nëse edhe ti ke parё veten tёnde në ndonjë aspekt të jetës sime, në atё çfarё ndieja disa vite më parë kur isha larg nga Perëndia, nëse nё ndonjё mёnyrё ke një gur të madh që tё peshon në zemёr, dije se ajo çfarë je duke përjetuar është pesha e mëkatit me të cilin çdo njeri është i lindur, por mos harro dhe beso:

Perëndia e deshi aq botën, sa dha vetëm e Tij vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. (Gjoni 3:16)

Pietro F.

 

News

deshmi

  • 1
  • 2
  • 3
Begnamino M.

Begnamino M.

10-02-2017 Hits:260 Dëshmi Samuel Soccio - avatar Samuel Soccio

This website uses cookies to manage authentication, navigation, and other functions. By using our website, you agree that we can place these types of cookies on your device.

View e-Privacy Directive Documents

You have declined cookies. This decision can be reversed.

You have allowed cookies to be placed on your computer. This decision can be reversed.

Style I Style II Style III